BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Politike

Dy kryetarët e PD-së në Elbasan mbetën në burg, ish deputeti kërcënon komisarin dhe prokurorin

Ish-deputeti i PD për Elbasanin Edmond Spaho, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg dy drejtuesit e PD-së në këtë qark, Bujar Vreto dhe Bujar Kojku.

Spaho e konsideron vendimin e Gjykatës si një burgosje politike, madje ai thotë se kushdo që burgoset nga protestat e PD-së do të trajtohet si i burgosur politik dhe do të marrë edhe shpërblim.

"Gjyqë fars. I zhvilluar sipas urdhrave nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën. Por ai kështu do të na ketë edhe në të gjithë Shqipërinë kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe për ta detyruar të japi dorëheqjen. E kemi thënë se të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestë do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që u siguron ligji për të burgosurit politik. Dëshiroj të them që ne si opozitë kemi mbajtur shënim emrin e komisarit të Polcisë, Bedri Hasanaj si dhe emrin e prokurorit Ridvan Sukaj,. Ka ardhur koha që gjyqet politike të marrin fund dhe at do mbajnë përgjegjësi. Ata do të vijë dita që do të përgjigjen për veprimet që bëjnë sot. Ky është gjykatësi i parë që mban në burg drejtues të një force politke."  ka deklaruar Spaho.