BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Politike

Dy vite punë në Shqipëri, Yuri Kim tregon investimet amerikane në vendin tonë

Dy vite punë në Shqipëri, Yuri Kim tregon investimet amerikane

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Noë” ku është pyetur edhe për investimet amerikane në vendin tonë, si një ndër 3 objektivat kryesore personale të saj.

Kim u pyet nga gazetarja nëse kemi një bilanc, ku jemi sot dy vjet më pas dhe cilat janë investimet amerikane që kanë ardhur në Shqipëri, ku përmendi dy kompani shumë të mëdha.

“Vitin e kaluar, kishim dy kompani shumë të mëdha amerikane që kanë filluar projekte këtu. Njëra është Bechtel që do të merret me hidrocentralin e Skavicës. Kjo është në fazën 1, atë të eksplorimit. Nëse dhe kur projekti të mbarojë, do të jetë kontrata më e madhe tregtare amerikane, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon. Bashkë me këtë, një tjetër kompani e madhe amerikane e quajtur Exxon do të sjellë gaz të lëngshëm natyror në Vlorë, tek ai që është termocentral dhe do të konvertohet. 

Përtej kësaj, ka kompani të tjera amerikane që kanë investuar këtu. Pra, aktualisht, jemi në një trajektore pozitive dhe, në fakt, po shihja shifrat dhe vura re që për tregtinë, vitin e kaluar arritëm 162 milionë dollarë, një rritje 47% krahasuar me vitin e mëparshëm dhe për FDI, kaluam nga 89 milionë në 151 milionë. Nuk janë shifra shumë të mëdha, por lajmi i mirë është që mendoj se jemi në një trajektore për të arritur shifra gjithnjë e më të mëdha me kalimin e viteve.

Ka potencial të jashtëzakonshëm këtu në Shqipëri por ka pengesa dhe qeveria shqiptare duhet të bëjë disa gjëra për ta bërë mjedisin këtu më mirëseardhës. Një nga këto gjëra është t’i bëjë rregullat më racionale, më të qarta dhe më transparente. Kjo është një gjë. Tjetra – ku është lidhja midis reformës në drejtësi dhe biznesit – duhet të kemi gjykata të pastra me qëllim që bizneset amerikane të vendosin të investojnë. Ja çfarë shohin bizneset amerikane, çfarë shohin kompanitë kudo në botë kur shohin tregje të reja: a ka treg? Shohin madhësinë e tregut, sa fitim mund të kenë. Shohin nëse rregullat janë të qarta. A mund të nxjerrin fitim duke respektuar këto rregulla? Dhe së fundi, shohin rastin më të keq: nëse ka një mosmarrëveshje për një kontratë, a ka një sistem gjykatash ku mund të marrin një vendim të drejtë, racional? Në këtë moment, përgjigja është: ndoshta. Po kjo është pse theksoj se pasi Shqipëria të ketë gjykata të pastra, pasi investuesit dhe publiku të kenë besimin se vendimet bazohen në ligj dhe jo në ngacmime apo ryshfete siç ndodh tepër shpesh, atëherë do të shihni shumë më tepër investime këtu në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria është në një trajektore për t’u bërë vend normal por ka shumë punë përpara”, tha me tej Kim.

Më të lexuarat