BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

Dyshimet e ambasadores Yuri Kim për marrëveshje të fshehtë, anëtari i kryesisë së PD zbardh prapaskenat: Ndërkombëtarët u ndjenë të tradhtuar sepse...

Dyshimet e ambasadores Yuri Kim për marrëveshje të fshehtë,

Mesazhet e ambasadores amerikane, Yuri Kim janë për kryeministrin Edi Rama. Kështu mendon opozita, që sipas saj qeveria ka pasur tendecë me reformën në drejtësi. Anëtari i kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj i ftuar në studion e lajmeve në Ora News thotë se edhe ndërkombëtarët ndihen të tradhtuar nga qeveria, ashtu siç ndihen edhe qytetarët.

“Reforma në drejtësi nuk është një histori suksesi. Ne jemi pa gjykatë të lartë dhe pa gjykatë kushtetuese dhe kuptohet që përgjegjësia shkon te rilindja. Ato e kanë deformuar reformën në drejtësi, pasi ka marrë ngjyra politike, por edhe krahinore. Ka një presion të jashtëzakonshëm nga qeverisja ndaj sistemit të drejtësisë. Nuk ka qenë asnjëherë sistemi i drejtësisë në këto kushte që është sot. Kështu që qeverisja ka pasur të manipuluar procesin, pasi kemi patur një prononcim të një deputeti të mazhorancës para disa ditës dhe si duket ambasada është ndjerë e tradhtuar siç po ndihen të gjithë shqiptarët nga pabesitë e kësaj qeverisje dhe besoj se ka bërë një ndërhyrje të duhur në kohën e duhur. Unë gjykoj si politikan dhe gjykoj që ndërhyrjet në sistem i ka të gjitha pushtetet. Opozita nuk ka asnjë pushtet, jemi jashtë parlamentit dhe jashtë qeverisjes vendore. Logjika të çon tek qeverisja.  Edhe presidenti nuk ka  pushtet në reformën në drejtësi. Unë mendoj se i gjithë mesazhi shkon tek mazhoranca.”-tha Biberaj.

Sipas Biberaj, opozita është e angazhuar në përfundimin e reformës zgjedhore dhe po merr të gjitha përgjegjësitë e veta.