
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dyshja Rama-Berisha skenarë dhune për të mos diskutuar për buxhetin e dyshimtë të vitit 2024, drafti miratohet me 73 vota në 5 minuta seancë, PD zyrtare akuza për pazare mes kryeministrit dhe kryefoltoristit

Shkruar nga Rigels Seliman 21 Nëntor 2023

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku pritej të diskutohej dhe miratohej buxheti, u përfshi dje nga skena kaosi të shkaktuara nga deputetët e Rithemelimit, të cilët hodhën tymuese dhe ndezën flakadanë. Mes kaosit dhe debatit Kuvendi ka miratuar në parim me 73 vota projektbuxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara. Por kjo dukej një strategji, pasi dyshja Rama-Berisha kishin planifikuar skenarë dhune për të mos diskutuar për buxhetin e dyshimtë të vitit 2024, ku pjesa e luanit do të shkonte për koncesione dhe oligarkët. Ka qenë deputetja e grupit të Bashës, Oriola Pampuri, e cila duke folur dje në një media i cilësoi skenat e Rithemelimit si “luftë donkishoteske” ku nuk u ofrohet asnjë zgjidhje shqiptarëve. Ajo tha se përkundër rasteve kur për buxhetin është diskutuar për 48 orë rresht, këtë herë, u bë një shfaqje për interesa personale dhe se 2 grupet i shërbyen njëri-tjetrit. “Kaosi i zhvilluar në sallën e parlamentit, ishte që ata që e ndezin zjarrin dhe po ata e fikin. Skena të tilla, luftë alla “don kishoteske” nuk u shërbejnë shqiptarëve. Shqiptarëve u shërben një zgjidhje. Ka pasur raste që është diskutuar për 48 orë për buxhetin, nuk e ka parë historia që buxheti të kalojë për 5 minuta. Nga ana tjetër bëhet një shou që u shërben vetëm personave që e bëjnë këtë zhurmë për interesa personale. Po ashtu edhe Rama e bëri shfaqjen, sepse miratoi buxhetin e 7 miliardë eurove, pa asnjë diskutim. Të dy grupet në sallë ndihmuan njëri-tjetrin. Njëra palë miratoi buxhetin për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve”, deklaroi ajo. Sa i takon votimit nen për nen të buxhetit që pritet të bëhet në 6 dhjetor, deputetja Pampuri theksoi se pavarësisht se mund të përmenden amendamentet e propozuara nga PD, synimi i qeverisë nuk do jetë zgjidhja e problemeve të qytetarëve.
Reagon Bejko
Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, e ka cilësuar skenarin e djeshëm në Kuvend, si një unitet mes Sali Berishë dhe Edi Ramës. Sipas tij, të dy sa herë duhet të japin llogari, janë gati të ndezin zjarr. Në një reagim në “Facebook”, Bejko shkruan se tani është koha që ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama “të japin llogari para SPAK”. “Pas zjarrit të ndezur sot në parlament, Sali Berisha shpreson t’i shpëtojë zjarrit qe SPAK ka ndezur në avllinë e tij. Sa herë Berishës i duhet të përballet me drejtësinë është gati të ndezë zjarr; sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin që i ka mbërthyer qeverinë i duhet nje aleat zjarrvënës. Tani është koha që Sali Berisha dhe Edi Rama të jepnin llogari para SPAK, por në vend të saj, këta të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin na shfaqin spektaklin e radhës. Asnjëri prej tyre nuk ka interes për llogaridhënie në parlament sepse u dalin zbuluar oligarkët e përbashkët që marrin shumicën e parave nga buxheti i shtetit. Sot do diskutohej në Parlament buxheti i shtetit, ku dhe si do përdoreshin paratë e shqiptarëve për vitin që vjen. Por Berisha me zjarrin që ndezi nuk u dha mundësi shqiptarëve të dëgjonin mbi abuzimet e mundshme financiare që qeveria e Ramës do bëjë në 2024. Rama dhe Berisha janë bashkë sipas parimit, “njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën e aleancës së kullave me oligarkët e përbashkët”, shkroi Bejko.
Rithemelimi kaos në Kuvend, Shehi thumbon Berishën
Sakaq, kaosin e Rithemelimit, që sa vjen dhe bëhet më i dhunshëm në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi e quan një gabim. Teksa thotë se "aksioni i ri" i opozitës bëhet për çështje personale, referuar masave të sigurisë ndaj Sali Berishës dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Shehu nënvizon se opozita po vetëkonsumohet duke u marrë me çështje që nuk u interesojnë shqiptarëve. “Zgjidhjet politike nuk vijnë nga çështjet gjyqësore! Nëse Opozita, do të vetë konsumohet duke u marrë me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve, gjykoj se bën gabim! Në të drejtë apo jo, personat në fjalë duhet ti dalin për zot vetes përndryshe biem të gjithë në grackën e Edi Ramës”, shkroi dje Shehi në “Facebook”.
Reagon Çuçi
Nga ana tjetër, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka folur pas mbylljes së seancës për pr/buxhetin 2024, e cila u zhvilluar për vetëm 5 minuta mes tensioneve të shkaktuara nga Rithemelimi. Bledi Çuçi tha se nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa. “E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më ë e madhe e pagave në histori”, deklaroi Çuçi.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
