Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dyshohet se kanë lidhje me terrorizmin, policia italiane dëbon dy shqiptarë

Postuar: 06/12/2017 - 17:50

Dy shqiptarë janë dëbuar nga policia italiane pasi dyshohen se kanë pasur lidhje me veprimtari terroriste. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rezident në Puglia, janë dëbuar për arsye sigurie kombëtare.

“Ansa” shkruan se sipas autoriteteve italiane, me dy rastet e fundit, numri i personave të dëbuar nga Italia, të konsideruar persona me lidhje ekstreme fetare, shkon në 232 nga 1 Janari 2015 deri tani në 2017-ën. Kujtojmë se në muajin tetor autoritetet italiane dëbuan edhe dy persona, një shqiptar dhe një shtetas maqedonas.

Bëhej fjalë për një maqedonas 36-vjeçar dhe një 27-vjeçar shqiptar, banorë në provincën e Barit, që ishin monitoruar prej kohësh nga policia, pasi rezulton që ata kishin marrëdhënie të ngushta shoqërore me disa marokenë pro-islamikë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.