BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Politike

E-Albania rikthehet në normalitet rreth një muaj pas sulmit kibernetik, AKSH zbulon listën e plotë dhe cilat shërbime funksionojnë plotësisht

E-Albania rikthehet në normalitet rreth një muaj pas sulmit

Pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare online, është punuar intensivisht për 4 javë dhe është bërë e mundur që të jenë të aksesueshme shërbimet online për qytetarët dhe bizneset. AKSHI njoftoi dje se 1224 nga 1225 shërbime online që jepen mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. I vetmi shërbim me të cilin po punon ende stafi i inxhinierëve është njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.Ndërkohë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore. Në funksion të plotë janë shërbimet e vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar; kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë; aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore.Me qëllim vijimin e mëtejshëm të procedurave administrative për aplikimet e ngarkuara në sistemin e-Leje, në mbështetje të VKM-së Nr. 430, datë 11.7.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje)”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI): Ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje; Përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.Në njoftimin publik ku sqaron rikthimin në normalitet të shërbimeve online, AKSHI shpreh edhe njëherë mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve.Kujtojmë se një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në vendin tonë. Dyshimet janë se pas sulmit kibernetik në Shqipëri, ka të ngjarë të jenë hakerët pro-iranianë ose rusë. 

Më të lexuarat