BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin për ministrinë e Brendshme, ja për çfarë bëhet fjalë

Qeveria merr vendimin për ministrinë e Brendshme, ja për
x
BREAKING NEWS

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja
x
BREAKING NEWS

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e 7 korrikut

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të
x
BREAKING NEWS

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...
x
BREAKING NEWS

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron “tërmet” për Edi Ramën: Janë fakte skandaloze

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain
x
BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x

Politike

“E ardhmja e kombit shqiptar në rrezik”, Berisha nga Berati: Ballkani i Hapur projekt serb për të kundërbalancuar mos-integrimin

“E ardhmja e kombit shqiptar në rrezik”, Berisha nga Berati:

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka takuar ditën e sotme demokratët në Berat, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku ka bërë një analizë të asaj se çfarë ka ndodhur me Shqipërinë që nga pushtimi osman e deri sot.

Ai ka shpjeguar se është në rrezik e ardhmja e kombit shqiptar, për sa kohë të rinjtë e këtij vendi largohen çdo ditë, ndërsa foshnjat e reja që lindin, janë të detyruar të paguajnë borxhet e marra nga kjo qeveri.

“Berati është qytet mijëravjeçar, por po të shkojmë në kohëra të kaluara, mos harrojmë se 600 vite perandori u bë gjithçka jo që ne të mos ishim me shkollë por në shkollat osmane mos mësohej gjuha jonë.

Ishim të vetmit në perandori që nuk mësonim dot gjuhën tonë. Edhe pa libra falë gjuhës sonë, Skënderbeut, kulturës sonë që krijohej në çdo votër, në mbijetuam.

E njëjta gjë ndodhi në diktaturë se duhej të krijohej njeriu i ri. Nuk quheshim as lindje as perëndim, se perëndimi nuk mund të pranonte një diktaturë të atillë, por çfarë ishim ne?

Ecëm deri ë 2013 ecëm me hap të pandalshëm derisa na u akordua statusi i vendit kandidat që e bllokoi Rama me 3 ligjet.

Kemi 9 vite që jemi sërish aty ku ishim. I them këto për të kujtuar misionin tonë.

Sot jemi më shumë se kurrë të kërcënuar me mos-integrim. Se në vend të ndiqnim kërkesat e standartet që i bëjnë shqiptarët më të denjë e i afrojnë më shumë më Europën, ndoqëm herë Stambollin e herë Beogradin. Turqit i kemi miq po nordin e kemi në Bruksel. Jemi drejt Brukseli, aty është shpirti ynë dhe shpirti i rilindasve tanë. Ndaj Naimi thoshte: për shqiptarët dielli lind në perëndim.

Edi Rama, sharlatan, i papërgjegjshëm para një jave tha në Bruksel se po nuk u hapën negociatat do shoh të ndryshoj drejtimin e Shqipërisë. Sikur e ka plaçkë të vetën, sikur fatet tona dhe të rinjve i paska në dorë një aventurier që nuk ka norma as moral. Dhe pse kjo? Shkon në tavolinë e nis e flet i thur himne Vuçiçit. Po ç’është Vuçiçi? është president i zgjedhur i Serbisë por ka një problem të madh se nuk njeh gjenocidin në Bosnje. Gjë që nuk e kapërdin dot Europa. Një gjenocid që e kanë sanksionuar dy gjykata ndërkombëtare.

Duke e ditur që do të rrëzohet diku pa të, lidhet me Rusinë, Kinën me kë të dojë po ç’punë kemi ne. Pse ne të ndjekim vallen e tij, të vendosim interesat tona. Europa ka krijuar një proces Berlini për ta tërhequr më afër. Ky thotë Ballkani i Hapur, kjo nismë nuk përputhet me integrimin.

Është projekt i Serbisë për të kundërbalancuar mos integrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë daljen e saj në detin Adriatik. Nuk kam asgjë kundër qarkullimit të mallrave serbe në portet shqiptare. Por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Dy kanë qenë qëllimet historike ruse: Dardanelet dhe Adriatiku.

U ndala këtu se në lojë është qenia, shkretimi ynë si komb. Nëse na ikin çdo vit në katër vite 530 mijë qytetarë shumica të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme. Shto borxhin që fëmija që do lindë pas 20 vitesh do ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar. U ndala në këtë analizë për tu thënë që po rrënohemi.

Si parti po shkojmë drejtë agonisë. Duhet të themi që si shoqëri po shkojmë drejt agonisë.

Në misionin tonë duhet të bindim çdo shqiptar të mos thotë ç’më duhet mua.

Në një tregim të një shkrimtari turk tregohet se një Sulltani thirri një efendi dijetar, i tha si shbëhet një komb?

Ai tha ç’më duhet mua. dhe pastaj ja shpjegoi, mjafton që njerëzit të thonë çmë duhet mua apo ti bëjmë të thonë ç’më duhet mua, dhe nuk ka më reagim as ndaj vjedhjes, as ndaj asgjëje.

Kemi një thënie shumë të dëmshme ne: Shqipërinë nuk mund ta bëjnë shqiptarët”, por Shqipërinë vetëm shqiptarët mund ta bëjnë”, është shprehur Berisha.

 

Më të lexuarat