BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

E ftoi në debat publik, Basha thumbon kryeministrin Rama: Po ikën, ja pse e ka frikë përballjen!

E ftoi në debat publik, Basha thumbon kryeministrin Rama: Po ikën, ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' tha se kreu i qeverisë përdor një gjuhë sulmi pasi nuk ka një bilanc për 8 vite qeverisje.

Basha po ashtu përsëriti se ka ftuar në debat Ramën, por ai sipas tij nuk pranon. Më tej Basha shtoi se edhe socialistë aktivistë i janë bashkuar PD-së.

'Çfarë bërë këto 8 vite, cilat premtime realizove këto 8 vite, është bilanci 0. Është pothuajse asgjë, ky bilanc e ka shtyrë Edi Ramën që të ofendojë. Konsideroj një nga detyrat e mia kryesore vendosjen e një modeli të ri ekonomik.  Në kuadër të këtij bilanci negativist, ka zgjedhur fushatë negativiste. Me 25 prill shqiptarët do të dinë që të vlerësojnë dhe e dinë edhe këtë përqasje të re, këtë kulturë të re politike. Ftohet në debat cilësor, për të cilin e kam ftuar dhe ikën. Ka frikë përballjen me kundërshtarin. Ne e kemi detyrim përballë qytetarëve, ka qeverisur 8 vite me radhë dhe ka 0 bilanc dhe unë që synoj që qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Nuk ka me çfarë të përballet, zgjidh fushën dhe premtimin që ka bërë këto 8 vote. Ka frikë që të përballet në debat për këtë arsye dhe ik nga debati. Ky kryeministër në ikje nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse sulmeve të vjetra.

Qëllimi ynë është që tu sjellim shqiptarëve një qeverisje që sjell ndryshimin. Tani edhe në PS e kuptojnë se kështu nuk shtyhet më për veten e tyre, për familjen e tyre. Një parti e cila duhet të përfaqësoje interesa kombëtare, nuk mund të mbetet peng e një grupi të vogël. PD po i shtohen edhe aktivistë të PS-së që do të thotë se ndryshimi është i domosdoshëm. Të hapim negociatat dhe të anëtarësohet vendi në BE.- tha Basha.

Më të lexuarat