BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

E ftoi në debat publik, Lulzim Basha zbulon pse Rama nuk pranon përballjen

E ftoi në debat publik, Lulzim Basha zbulon pse Rama nuk pranon

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë në Tempora, u shpreh se Rama nuk del në debat publik përballë tij sepse ka frikë.

Sipas Bashës, ai është i dëshpëruar dhe nuk ka përgjigje për ato që duhet t’i thotë popullit shqiptar, dhe që duhet të bënte si kryeministër në plot 8 vite.

Meço: Refuzon debatin dhe më ka ardhur çudi sepse ftesa juaj ka qenë këmbëngulëse vijimisht. Eja në debat, eja në debat.

Basha: Seriozisht ju ka ardhur çudi?

Meço: Përgjigjen që lexova u treguam të kujdesshme, ishte se nuk mund të vij në debat me një njeri që është dhëndër tek Meta dhe Berisha. Ju duket një anashkalim nga Edi Rama apo…?

Basha: Është e njëjta histori e lodhur e cila tashmë në fund të 8-vjeçarit nuk pinë më ujë as brenda shtabit qendror të Partisë Socialiste. Të gjithë e kuptojnë, këto janë simptomat e një njeriu të dëshpëruar, i cili edhe njëherë e them, nuk ka përgjigje për pyetjen kryesore që duhet të përgjigjet një kryeministër që ka qeverisur jo katër, por plot 8 vite. Çfarë ke bërë këto 8 vite për këtë vend?

Më të lexuarat