BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Politike

U shkarkua politikisht nga puna, Gledis Nanos ‘nuk i del inati’ me Ramën, ish-drejtori Policisë merr vendimin e fundit ndaj qeverisë

U shkarkua politikisht nga puna, Gledis Nanos ‘nuk i del inati’ me

Pas gushtit 2022, ku u duk se gjithçka përfundoi me dyshen Rama-Nano pas shkarkimit të tij, përballja ka vijaur në rrugë ligjore.

Burime bëjnë me dije se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano pse jo për dëmshpërblim financiar.

Gjyqtari i çështjes deklaron se ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos. Ndër të tjeëra thuhet se janë zhvilluar dhe seancat e para të procesit fundi i të cilit nuk dihet si do të rrjedhë.

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shteti i orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.