Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“E imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar”, Rama publikon artikullin e prestigjiozes britanike dhe ka dy fjalë për të gjithë

Postuar: 15/03/2019 - 08:28

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një artikulli nga prestigjiozja britanike 'The indipendent' dedikuar Shqipërisë.

'Në të vërtetë, nuk dija shumë për Shqipërinë para udhëtimit tim për në Tiranë në verën e vitit 2018. Dhe e pranoj, kisha krijuar një opinion negativ për rajonin, ndonëse nuk kisha asnjë provë. Ndonëse nuk dija asgjë për vendin apo banorët e tij, e imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar, me shumë pak infrastrukturë dhe me krimin që lulëzon', shkruhet mes të tjerash në artikullin e ‘The Independent’.

'Mirëmëngjes

dhe me këtë artikull të bukur për Shqipërinë nga prestigjiozja britanike ‘The Independent’, ju uroj ditë të mbarë', shkruan Rama.

* * *

“Më fal, je në Toronto? Mendova se më thatë se ishit në Europë”. Kolegu ishte krejt i hutuar, ndonëse edhe theksi im amerikan me shumë mundësi kishte bërë të vetën.

“Jo, jo Toronto”, i thashë. “Tirana. Është kryeqyteti i Shqipërisë”. U përpoqa të theksoj bashkëtingëlloret.

As gjeografia nuk më ndihmoi shumë. Vendndodhja e këtij qyteti shpesh herë krijon shumë ngatërresë mes miqve dhe kolegëve të mi.

Përse Shqipëria? A nuk është e rrezikshme? A kanë rrugë? Jam i habitur që wifi është kaq i mirë!

Në të vërtetë, nuk dija shumë për Shqipërinë para udhëtimit tim për në Tiranë në verën e vitit 2018. Dhe e pranoj, kisha krijuar një opinion negativ për rajonin, ndonëse nuk kisha asnjë provë. Ndonëse nuk dija asgjë për vendin apo banorët e tij, e imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar, me shumë pak infrastrukturë dhe me krimin që lulëzon.

Historia e Shqipërisë është e komplikuar, mbushur me shtypje, luftë, izolim, tensione me fqinjët dhe një diktator të çmendur. Një seri ngjarjesh fatkeqe, nga 500 vite pushtim nga Perandoria Osmane dhe një diktaturë komuniste katër dekada të gjatë, duke kaluar nga një konflikt civil postkomunist në 1997, nuk i kanë dhënë Shqipërisë shumë kohë për t’u zhvilluar në epokën moderne. Fatkeqësisht, shumë vende ballkanike kanë një linjë historike të ngjashme.

Thënë këtë, për habinë dhe gëzimin tim të madh, kurrë nuk kam gabuar më shumë për një vend. Ushqimi është i jashtëzakonshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit plot gjallëri dhe e ngrohtë me një jetë nate të zhvilluar. Për më tepër, moti është fantastik. Si një nomad dixhital, ku shpeshherë qëndroj në një vend për tre ose më shumë muaj, kisha shtuar zyrtarisht Tiranën në listën time të qyteteve për të vizituar në 2019.

Tirana ka talent

Transformimi i kryeqytetit shqiptar është diçka habitëse në katër vitet e fundit, duke e lënë pas dekadën e kaluar.

Për këtë arsye, kur lexova një artikull të fundit nga redaktorja për udhëtimet, Cathy Adams në “The Independent”, të titulluar “Valentine’s Day 2019: Why Tirana is the Best Place to Spend It” (Dita e Shën Valentinit 2019: Përse Tirana është vendi më i mirë për ta kaluar”, fillova të sqarohem për disa çështje. Adams këshillonte lexuesit që të kalonin pushime romantike në Tiranë, duke treguar për gjendjen e keqe të infrastrukturës së saj, përfshirë gropat dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Mospërputhja ime kryesore kishte të bënte me faktin se ajo bazohej në eksperienca të 10 viteve më parë. Ndonëse vazhdon të ketë disa gropa dhe me raste ndonjë ndërprerje të energjisë në Tiranë. Pra imazhi i krijuar në këtë artikull është shumë larg realitetit të ditëve moderne të Tiranës.

E sfidova Adams në argumentet e saj dhe ajo më ftoi të shkruaj këtë artikull si përgjigje.

Një prej transformimeve më të dukshme është zona e Bllokut. Është i vogël, vetëm 0,25 kilometra katrorë. Mund ta përshkruash të gjithë në më pak se 10 minuta. Megjithatë, është krijuar një kulturë emocionuese dhe është përhapur edhe në lagjet pranë. Sot, dhjetëra kafene, bare dhe restorante, si dhe dyqane, ndodhen rresht në të gjitha drejtimet e çdo rruge dhe korridori.

Jetoj dhe punoj në Bllok dhe, për pasojë, rutina ime e mëngjesit përfshin qëndrimin nën rrezet e diellit në tarracën e “Çoko”, vendi im i preferuar për të ngrënë mëngjesin. Çdo ditë, porosis një tost të kripur franko-amerikan, mjaftueshëm për të mbushur barkun. Pas punës, marr një hamburger me proshutë në barin amerikan, “Duff”, ose shkoj tek “Apulia Pizzeria” për një prej picave më të mira italiane që kam ngrënë ndonjëherë. Një tjetër preferencë është edhe “Fishop”, ku mund të shijosh gatime deti të freskëta. Më pas, shkojmë tek “Nouvelle Vague”, një bar me koktejle i dekoruar me stil të vjetër.

Në krye të vlerave, shërbimi në Shqipëri është gjithashtu i vështirë për t’u mundur. Shqiptarët kanë një shprehje që thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, të refuzosh një mik, ose ta trajtosh keq është çnderuese dhe tregon mënyrën se si trajtohen blerësit.

Përmirësime në infrastrukturë

Kafenetë, baret dhe restorantet nuk mund ta transformojnë të vetme një qytet. Tirana ka përjetuar gjithashtu investime të konsiderueshme në projekte të infrastrukturës publike.

Shembulli i parë është rikrijimi i sheshit kryesor, sheshi “Skënderbe”, që dikur përbëhej nga një rrethrrotullim që rrethonte një lëndinë të vogël dhe statujën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban edhe sheshi. Nuk ishte shumë i bukur.

Por sot është kthyer në një hapësirë publike të këndshme. E shndërruar në hapësirë për këmbësorët dhe e zgjeruar me mijëra pllaka të bukura prej guri, ndriçim elegant si dhe pemë dhe shkurre të vendosura me shije, është bërë një vend tërheqës për takime dhe evente, si për shembull shfaqja e Kupës së Botës 2018, që tërhoqi qindra fansa për të parë çdo ndeshje.

Bukur, origjinale

E gjithë kjo nuk mjafton për të thënë se Shqipëria është një destinacion turistik i përkryer. Në të vërtetë, vendi ka nevojë për shumë më shumë përmirësime infrastrukturore që të jenë plotësisht të aksesueshme për udhëtarët.

Megjithatë, është pikërisht kjo mungesë e përsosmërisë që ka tërhequr 30 000 turistë aventurierë çdo vit për të eksploruar kanionet e thepisur dhe ujëvarat madhështore. Madje, fushata e fundit turistike “Be Taken By Albania”, thekson këtë veçori, duke deklaruar se Shqipëria është “mbrojtësi i fundit i origjinalitetit”.

Do të kishit të drejtë nëse do të supozonit se Tirana bashkë me Shqipërinë nuk janë pa probleme. Ka korrupsion, njerëzit i japin makinës keq dhe shumica e banorëve nuk e pijnë ujin e rubinetit. Por cilësitë e mira i tejkalojnë ato negative dhe gjërat vetëm mund të shkojnë më mirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr