BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Politike

“E ka mbushur partinë me kriminelë që nuk dinë të lexojnë”, Maliqi del me deklaratën e fortë, zbulon emrin e politikanit që po mban peng Reformën në Drejtësi

“E ka mbushur partinë me kriminelë që nuk dinë të

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se sistemi i drejtësisë do të marrë formën e duhur kur të bëhet reforma zgjedhore.

Maliqi shtoi në RTV Ora se Rama ka marrë peng reformën në drejtësi, ndërsa nga ana tjetër akuzon opozitën se ka frikë nga drejtësia.

Maliqi: Sistemi i drejtësisë do të marrë formën e duhur kur të bëhet reforma zgjedhore. Unë e mbështes deklaratë e ambasadores së SHBA-së. Kemi një republikë parlamentare të kontrolluar vetëm nga një njeri. Të gjithë janë në rresht për shkak të këtij sistemi të kalbur, ku votohet ai që ka vendosur kryetari i partisë e mbushur me kriminelë dhe që nuk dinë të lexojnë.

Gishti duhet vënë mbi personin që po mban peng reformën në drejtësi dhe është ky person që është i etur për pushtet si etërit e tij, diktator që mendon se duke mbajtur popullin të nënshtruar do e duan më shumë, por koha ka ndryshuar dhe ne jemi në demokraci.

Këtu ka një njeri që e mban peng reformën në drejtësi dhe thotë që opozita ka frikë nga drejtësia. Pse duhet të ketë frikë opozita kur nuk është në pushtet prej 7 vitesh. Pse ky nuk paska frikë që ka mbushur Shqipërinë me drogë dhe që ka lidhje me oligarkët duke i hequr tenderat edhe bashkive, që i merr vetë.