BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“E kaluam natën pa gjumë”, kryeministri Rama zbulon çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Meta e Berisha sulm të organizuar për të mbjellë kaos!

“E kaluam natën pa gjumë”, kryeministri Rama zbulon

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral që mbajti sot në Dropull të Gjirokastrës, foli edhe për “grevën” e kontrollorëve, duke thënë se Meta e Berisha kryen sulm të organizuar për të mbjellë kaos.

Rama thekson se u bllokua ardhja e vaksinave, duke shtuar se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla sfida.   

“Kaluam natë pa gjumë që vaksinat të mos ikin diku tjetër. Kemi bërë luftë që të mbajmë vaksinat. Kanë ndaluar edhe të vdekurit që të vijnë e të varrosen këtu. Ata ndaluan edhe lëvizjen e parasë, sepse nga aeroporti vjen edhe paraja. Meta e Berisha, sulm të organizuar për të mbjellë kaos. Këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, një plan i ndërtuar me kohë, duke menduar se do kapeshim gafit, duke menduar se kontrollorët nuk zëvendësohen dot kollaj e duhen shumë kohë.

Zgjodhën këtë moment, që deri më 25 prill këtu të mos vaksinohet asnjeri. Këta njerëz nuk lanë dy gurë bashkë. Duket sikur Shqipëria e ka mallkim në histori, që shfaqet një forcë që merr peng e bën sfida të tilla, mirëpo kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla manovra e sfidime. U bllokua ardhja e vaksinave”, tha Rama.

Kryeministri Rama nënvizoi se më 2030, Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në Ballkan, duke shtuar se qeveria socialiste ka trashëguar një shtet të bërë copash.

“Kjo kishë është një arsye për të ardhur këtu, sepse është thesar i yni kulturor. Si kjo kishë, ka shumë në Shqipëri. Ka shumë arsye për të vizituar qarkun e Gjirokastrës. Ka që thonë se akoma që akoma flitet për ujë në shekullin e 21 në mes të Europës. Këtë na lanë, një shtet që nuk furnizonte njerëzit e vet me energji elektrike dhe ujë.

Uji ishte plagë e trashëguar më parë. Trashëguam një shtet të bërë copash. Vizioni ynë është që në 2030 të jemi kampionë të turizmit në Ballkan. Ne kemi një rrugë të tatëpjetë, jemi duke u ngjitur. Do ta çojmë Shqipërinë në atë majë që i takon, me forcat e kësaj gjenerate. Nuk bëhet Shqipëria duke rendur pas berihait. Kur vepron kështu, ka vetëm një fund, buzën e greminës ose greminën”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat