Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A e meriton Shqipëria hapjen e negociatave?Flet Taulant Balla pasi Rumania mbylli Presidencën e BE-së

Postuar: 22/07/2019 - 22:13

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku ishte i pranishëm kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, por edhe personalitete të tjerë. Balla u shpreh në fjalën e tij se gjatë Presidencës rumune u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian. Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Ishte një Presidencë përgjatë së cilës u diskutua për thellimin integrimit brenda BE, por edhe e Zgjedhjeve Europiane që morën vëmendje të lartë nga qytetarët europianë. E falenderoj Qeverinë Rumune dhe Ambasadën e saj në Tiranë për vlerësimin që më bënë sot" tha Balla, që u vlerësua nga ambasada për kontributin e dhënë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit