BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Politike

"E ngremë Shqipërinë në këmbë”, kryeministri Rama publikon videon e Erdogan

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqet presidenti turk Erdogan në një fjalim, duke u shprehur se Turqia do të bëjë aq sa të mundet për të ndihmuar Shqipërinë pas pasojave të tërmetit.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo apo pakë, ne e ngrejmë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira.  Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndaëm edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë. 

Ne këtë duhet të bëjmë, të ndaëm mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm.  Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme.  Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve.  Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.