Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A e njeh PD opinionin e Venecias për Ilir Metën? PD jep përgjigjen e prerë

Postuar: 11/09/2019 - 17:15

Pasi delegacioni i Komisionit të Tiranës përmbylli takimet me aktorët kryesorë të politikës në vend, nga ku pritet të japë një rezultat përfundimtar, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se Partia Demokratike e njeh opinionin e Venecias, por sidoqoftë e gjithë kjo situatë për të qe e ngutshme e ndërsa hetimi i parlamentit ndaj presidentit Meta, tërësisht antikushtetues.

Fillimisht, i pyetur nëse për partinë e tij vlen opinion i komisionit në fjalë, Gjata tha:

“Patjetër që vlen [opinion i komisionit] sepse Komisioni i Venecias është Komisioni i Venecias, jemi vend aspirant për në BE dhe derisa kemi firmosur dhe pranuar të gjitha kushtet për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE, do të thotë të pranosh mendimin e institucioneve ndërkombëtare. Aq më tepër Venecia që jep mendimin më të lartë juridik”, u shpreh ai.

Më tej, Gjata shtoi se çështja e Komisionit të Venecias, siç ju thamë edhe më sipër, ishte pak e ngutshme sepse vetë mënyra se si u soll parlamenti  me rastin e presidentit duke ngritur Komision Hetimor  është antikushtetuese.

“Ishte antikushtetues sepse kushtetuta thotë që me 2/3 parlamenti  i propozon Gjykatës Kushtetuese dhe është Gjykata Kushtetuese që bën hetim dhe shkarkon presidentit, nuk e shkarkon parlamenti presidentin, vetëm propozimin ka, Gjykata Kushtetuese e shkarkon parlamentin. Dhe në këtë rast parlamenti bën hetim dhe i kërkon mendim Komisionit të Venecias”, u shpreh ai.

Sipas tij parlamenti po shkel kushtetutën që po heton parlamentin:

“Patjetër, që kur është diskutuar, që kur është hedhur ideja kam thënë që po bënte një veprim antikushtetues. Ai mund t’i propozojë për një mijë e një arsye  apo edhe një çerek arsye me 2/3 që presidenti ka shkelur kushtetutën dhe duhet të largohet, këtu mbaron puna e parlamentit. E ka kushtetuta, është taksative, jo parlamenti të krjijojë një pushtet të shkarkojë një tjetër, po një arbitër si gjykata sepse jemi në nivele të larta jo në të ulëta”, deklaroi Gjata.

“Kushtetuta thotë një, dy, tre, raste kur shkarkohet presidenti. Për shembull një është kur kryen krim të rëndë, por kush e provon që ka kryer krim të rëndë, parlamenti? Si do bëjë hetim parlamenti që është krim i rëndë? Ndaj them që është e parakohshme dhe antikushtetuese. Përderisa kushtetuta ia ka ngarkuar një organi që të kryejë hetimin, përjashtohen organet e tjera”, tha ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin