BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

E paditi për shpifje, Erion Veliaj i jep mesazhin e fortë Lulzim Bashës: Nuk kam frikë...

E paditi për shpifje, Erion Veliaj i jep mesazhin e fortë Lulzim

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur për paditë që kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë ndaj tij për shpifje.

Veliaj ka theksuar se nuk ka frikë pasi i ka fituar të gjitha gjyqet ndaj tij dhe paratë kanë shkuar për pajisjen me kompjutera të rinj të shkollave të kryeqytetit.

Pjesë nga intervista

Veliaj: Në momentin që ke ngritur një kulturë ku i bie çdo kulle, çdo sipërmarrësi, i bie dhe pastaj krejt papritur shuhet protesta, krejt papritur ndalon protesta tek Astiri, ndalon tek Rruga e Kombit, ndalon tek Bulevardi i ri.

Unë po ngre pyetjen dhe pyetjen që unë ngre është PSE. Se kur ti thua që unë do të shtrihem përballë fadromës unë po pyes pse. Fakti që dhe vetë opozita merret me bashkinë e Tiranës do të thotë se ende nuk janë gati që ta aplikojnë për vend pune në kryeminsitri. Pasi po merret vetëm me bashkinë e Tiranës, kjo do të thotë se mendërisht nuk ka kaluar shansin e humbur të bashkisë.

Bejdo Male: Ke frikë ndaj padive?

Veliaj: Fare, sepse i kam fituar të gjitha! I kam fituar të gjitha gjyqet e PD-se për shpifje, dhe një pjesë e madhe e shkollave të Tiranës janë bërë me kompjutera të rinj nga të gjitha paratë e fituara në gjyqe. Pres që edhe për gjyqet e shtëpive të Lulit dhe makinave të Astirit , të shtojë kompjutera në shkolla të Tiranës, pasi është një mënyrë e mirë që të kthejmë shpifjen në diçka pozitive.