BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

“E pamundur që të mbyllet brenda dy ditësh”, Astrit Patozi tregon prapaskenat: Njerëzit presin prej tetë vitesh. Nuk besoj tek mrekullia

“E pamundur që të mbyllet brenda dy ditësh”, Astrit

Për kryetarin e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duket  e pamundur që reforma zgjedhore të mbyllet brenda dy ditësh.

“Mua më duket që Shqipëria është në stancjacion, nuk ka asnjë hap përpara që ne të kemi më shumë shpresë që vitin e ardhshëm do tu japim fund krizave ciklike në Shqipëri. Nuk shoh asnjë shenjë se Shqipëria do të ndryshojë. Më e rëndësishmja është reforma zgjedhore. Që në 2012 Shqipëria ka bërë reformën e fundit zgjedhore. Njerëzit presin prej tetë vitesh. Dhe të pretendosh se në dy ditë do të ndodhë mrekullia, unë nuk besoj tek mrekullia. Ka një rezistencë okulte nga aktorët kryesorë të politikës për të ruajtur status-quon. Faktori ndërkombëtar mund të luajë një rol që të imponojë klasën politike që në mos të gjithë, të bëjnë disa ndryshime thelbësore", tha Patozi për Vizion Plus.

Më të lexuarat