BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Politike

“E papranueshme të përgojosh drejtues institucionesh”, numri 2 i PS i bën apelin e fortë Metës: Dvorani gjyqtar i dosjes në ngarkim të Presidentit, mund të ketë kërkuar edhe burg për të

“E papranueshme të përgojosh drejtues institucionesh”,

Numri 2 i PS, Taulant Balla, e ka quajtur të papranueshëm reagimin e fortë të presidentit të vendit kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Nga foltorja e Kuvendit, në seancën e jashtëzakonshme që po mban, Balla ka akuzuar Metën se po pengon plotësimin e vakancave në Kushtetuese.

“Ky president do të mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i gjykatës kushtetuese. Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë që duhet të luajë rolin e vet kushtetuese si mbrojtëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit”- tha ai, duke sqaruar se ekspertët i kanë parashikuar ndërkohë edhe mekanizmat zhbllokues, e për këto mekaniza ka sugjerime e veta edhe Komisioni i Venecias.

Duke iu kthyer sulmit të presidentit ndaj kreut të KED, Balla tha se ai po përdor institucionin e Presidentit për të atakuar gjyqtarin që ka qenë pjesë e hetimit të dosjes në ngarkim të tij, e që sipas Ballës, kishte mendim të kundërt me 4 anëtarët e tjerë të trupës gjykuese.

“I bën apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera në vend, kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për tu marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës e që në atë dosje Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtaret e tjerë. E padrejtë për këdo por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një ish gjyqtar që ka gjykuar një çështje në ngarkim të tij e që për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”- tha ai.