BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja

Orët e fundit të regjistrimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit po shoqërohen me surpriza të shumta. Mësohet se nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.

Kjo ishte një lëvizje surprizë e Florian Tahirit, i cili ka punuar për vite me radhë në institucionin e qeverisjes vendore.

Ajo që e bën edhe më surprizuese dorëheqjen e nënkryetarit të bashkisë Durrës është pikërisht fakti se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

Më të lexuarat