BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

E papritur kjo zgjedhje/ Monika Kryemadhi tregon për herë të parë ku do garojë më 25 prill: Në qarkun më të vështirë, s’kam frikë nga zgjedhjet, kam një mision

E papritur kjo zgjedhje/ Monika Kryemadhi tregon për herë të

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim po voton brenda partisë, Monika Kryemadhe me anë të një deklarate për mediat u shpreh e bindur për tu ri konfirmuar sërish në krye të LSI-së.

Po ashtu Kryemadhi tregoi publikisht se një nga qarqet ku do të garojë më 25 prill është Fieri. Ajo shtoi se do të zgjedhë qarqet më të vështira.

“Do kandidoj në qarqet më të vështira. Monika s’ka frikë nga gara dhe zgjedhjet. Sot në këto kushte s’kam qëllim të jem veç kryetare e LSI, kam një mision: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e gjithë shqiptarëve! T’i kthejmë këtu, të vijnë të punojnë këtu. Të jenë vetë zot. Shqipëria të jetë pjesë e Europës. Kodi i ri zgjedhor na e ka dhënë këtë mundësi të garojmë në disa qarqe, Fieri do jetë një nga zgjedhjet e mia”,- tha ajo.

Më të lexuarat