BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Politike

E përjashtuan nga PD, Patozi ironizon Berishën dhe Bashën: Politikanë hipokritë, vazhdoni sherrin mes vetes

E përjashtuan nga PD, Patozi ironizon Berishën dhe Bashën:

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka shpërthyer në kritika të forta në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit dy ditë më parë në një studio televizive mori në mbrojtje “gardën e vjetër” që u përjashtua nga Basha në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 2017, ndërkohë që dje ka reaguar zoti Patozi në rrjetet sociale. Prerë dhe qartë ai theksoi se Berishës i ka vajtur mundi dëm, pasi disa "të lënduar" gati e kanë harruar fare atë histori. “Hallall të gjitha, vetëm mos ndaloni! Më tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekutoi politikisht pa gjyq disa prej nesh në vitin 2017. Mendoj se i ka vajtur mundi dëm, pasi disa "të lënduar" gati e kanë harruar fare atë histori, ndërsa disa të tjerë ndoshta e kanë falur "gjakun", sepse koha bën të vetën për të gjithë. Pavarësisht, nëse ata kanë qenë bashkë apo jo atë ditë, kur kanë tërhequr këmbëzën, kjo nuk ka asnjë vlerë, pasi ky debat e ka humbur sot fare kuptimin. Me ne besoj janë në rregull që të dy mjafton ta vazhdojnë derisa t'i nxjerrin fundin këtij gjyqi publik se kush prej tyre ka bashkëpunuar më shumë me Edi Ramën”, shkruan ai. Më tej ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi akuzoi Berishën dhe Bashën se janë politikanë mashtrues kronikë. “Sepse nuk ka gjë më të bukur në këtë botë të sodisësh se si shpikësit dhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të dogmës staliniste për ta hedhur gjithmonë kundërshtarin në prehrin e armikut të jenë viktima të krijesës dhe shtysës së vet më të rëndësishme për të mbijetuar në politikë. Por një këshillë do t'jua jepja, po të ma pranonin. Janë që janë duke u përleshur se kush do të jetë mashkulli dominues i tufës, të mendojnë edhe për ndonjë gjë tjetër, kur të mbarojë lufta, sepse sikur u lodhën njerëzit 31 vjet me këtë përrallën e gatshme të tradhtisë, që përdoret pa doganë sa herë ka konflikt brenda gardhit. Sepse është njësoj si të shohësh njerëz që ndeshen me shpata, ndërkohë që bota është në mes të luftës së yjeve. Kaq të vjetër dhe pa fantazi ngjajnë”, nënvizoi Patozi.