Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E provokojnë për shpenzimet luksoze, kryemistri Rama zbulon se çfarë fshihet pas faturave të çmendura” të Etilda Gjonajt

Postuar: 25/08/2019 - 23:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas publikimit të faturave të ‘kripura’ nëpër udhëtimet zyrtare.

Në një postim në rrjetet sociale, ku Rama ka publikuar një projekt të ri në lidhje me ndërtimin e një poliklinike, një nga qytetarët ka komentuar. Qytetari shkruan se këto investime duhet të ishin bërë me kohë, por kryeministrit i ka dalë timoni nga kontrolli pas faturave 700 euroshe.

Replikat

Qytetari: Z. Kryeminister! Pse se shpejti?  Duhet te ishte bere qe me kohe. Apo do fshihesh me arrogancen karakteristike duke thene se na e la partia perpara nesh me borxhe!  Po dhomat 700 euro nata te ciles parti i perkasin apo te kane dhene “Timon” mekanik ne vend te asaj hidraulik dhe se kontrollon me autobuzin.
Normale qe do I shpallesh lufte informalitetit ndryshe si do I paguash hotelet, nderkohe qe populli gezon se po lufto per ata!”.

Rama është përgjigjur sërish në mbrojtje të Gjonajt, duke e drejtuar qytetarin të lexojë reagimin zyrtar të ministres, e cila shprehet se shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin.

“Dhomat 700 euro nata jane vetem ne aritmetiken 7×7=42 te mediave qe i kane publikuar duk mbledhur tere njerezit ne nje dhome. Nese je i interesuar te dish te verteten, lexo sqarimin e bere nga ministria, ndersa sa per çfare duhet te ishte bere me kohe, jam shume dakord me ty, por ja qe nuk u bene po u shkaterruan! Arrogance karakteristike borxhet e qeverise se kaluar? Boh, faktet jane arrogante kur nuk i do, por s’kemi ç’bejme,”- shkruan Rama.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 20:17

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në studion e lajmeve në Ora News u shpreh se  shpërndarja e parlamentit ligjërisht i takon Presidentit, por moralisht ai tha se ishte dakord.

Postuar: 18/11/2019 - 20:13

Në një intervistë për revistën Class, ish deputetja e PD-së, Grida Duma ka treguar emrin e politi

Postuar: 18/11/2019 - 20:05

“Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) rrëzon ligjin e Ramës për censurën e medias online&r

Postuar: 18/11/2019 - 19:55

Ndërsa lideri i PD-së, Lulzim Basha, po viziton në qytete të ndryshme fermerët për të ndarë shqet

Postuar: 18/11/2019 - 19:41

Kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët e djathtë në selinë blu.Basha po tako

Postuar: 18/11/2019 - 19:39

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i pyetur në lidhje me faktin që Presidenti Ilir Meta e shpal

Postuar: 18/11/2019 - 19:27

Ish deputetja Grida Duma e njohur gjerësisht për pamjen e saj elegante dhe të kuruar, ka treguar