BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Politike

E pyesin për raportin me presidentin serb, Rama i përgjigjet gazetarëve në Prishtinë: Kush më thotë je vëllai i Vuçiçit, i them ...

E pyesin për raportin me presidentin serb, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat në Prishtinë,  u pyet se çfarë raportesh ka me presidentin e Serbisë.

Rama u shpreh se “kush më thotë je vëllai i Vuçiç, i them amanet mushkat”.

“Mendoj se Shengeni Ballkanik është diçka e mirë për të gjithë ne, kjo sepse “shuan” kufijtë. Fqinjin nuk e zgjedh, as presidentin serb nuk e zgjedhim ne, por ne zgjedhim interesin strategjik dhe sinqeritetin në mjete për të realizuar interesin tonë. Me Shengenin, kush hyn në Aeroportin Adem Jashari, mund të shkojë deri në Sarandë. Kush hyn nga Kakavija, mund të vijë deri në Brezovicë pa kontroll fare. Nuk kemi kohë për të bërë politika me këto gjëra. Ne kemi dy shtete,  kemi dy shtëpi dhe këtu ka të tjerë që vendosin. Kush më thotë vëllai i Vuçiçit, unë i them ‘amanet mushkat’”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat