BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Politike

E rekomanduat ju futjen e Hotit në qeverisje? Rama i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e tij: Nuk mendoj se jam aq i zgjuar saqë...

E rekomanduat ju futjen e Hotit në qeverisje? Rama i lë të

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, u pyet nëse ka qenë ai personalisht që i ka rekomanduar Hotit të përfshihet në qeverisje.

Pas kësaj pyetjeje, kryeministri Rama me ironi tha se nuk mendon se është edhe aq i zgjuar dhe se nuk është detyra e tij që të komandojë politikën në Kosovë.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: I rekomanduat Hotit për përfshirjen në qeverisje?

Rama: E di që ka politikanë që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, por unë nuk jam ndër ata. Unë nuk kam asnjë të drejtë dhe nuk marr përsipër që t’ju tregoj miqve dhe kolegëve në Kosovë se çfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre. Nuk mendoj se jam aq i zgjuar. Edhe pse duhet ta pranoj se në hapësirën shqiptare ka shumë individë kanë zgjuarsi supreme që mund të drejtojnë edhe botën. Është e drejta dhe detyra e tyre. A e zgjerojnë, a e ngushtojnë qeverinë, është e drejta dhe detyra e tyre. Nuk jap mend për këtë punë dhe të bëj komente në këtë drejtim. Kam komentuar dhe mund të komentoj veprime dhe vendime të caktuara kur lidhen me marrëdhëniet apo interesat e shqiptarëve në aspektin e përballjes me Serbinë në këtë luftë të ftohtë politike.

Më të lexuarat