Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“E shpallën Macron-in ‘Hero Kombëtar’”, Spiropali i përvishet keq opozitës dhe flet për planet e PS: Nuk mund të hiqen paralele me Zaevin!

Postuar: 21/10/2019 - 14:41

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj opozitës.

Spiropali e akuzon opozitën se përdorirefuzimin e hapjes së negociatave për integrim në BE si nevojë për të fituar kapital të brendshëm politik.

Ajo thekson se liderët e opozitës gati “sa nuk janë ngazëllyer me kundërshtimin e KE-së për të hapur negociatat për integrim”, si dhe e kanë shpallur presidentin e Francës Emmanuel Macron “Hero Kombëtar”.

Për sa i përket krahasimit me Maqedoninë e Veriut, e cila nuk arriti të hapte negociatat, Spiropali gjykon se rasti i Maqedonisë me Shqipërinë nuk është i njëjtë për shkak të procesit të ndryshimit të emrit që shteti jonë fqinj kaloi.

“Një president francez që ka vizionin e tij mbi zgjerimin si dhe për marrëdhëniet me Komisionin dhe Gjermaninë është kthyer në pengesë të vërtetë të zgjerimit, por është një problem që nuk ka lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe ne. Deklaratat e ashpra të dy kaheve tregon konfliktin e hapur.

Nuk është e pakapërcyeshme. Presim që Macron të shfaqë platformën e tij për zgjerimin, nuk ka një ‘jo’ për përfshirjen e Ballanit në BE. Janë për të ardhur keq deklaratat e papërgjegjshme të disa poltikanëve ashqiptarë që duan ta përdorin këtë rast për çështje të politikës së ditës. Vetë Tusk tha që i kemi bërë detyrat dhe nuk jeni ju shkaku. Por disa politikanë si Berisha, Meta, Basha gati sa nuk e falenderuan Macronin.

Ne nuk merremi me fajësime. Kemi qenë të qartë në të gjitha deklaratat se ky nuk është një proçes i lehtë. Nuk ia kemi fshehur opinionit publik. Po flasim për reagimin post-factum. Krerët e politikës shqiptare janë ngazëllyer për qëndrimin e Francës. Duhet të ishin në solidaritet me qytetarët se e meritojmë negociatat. Interesat tona nuk përputhen me Francën. Macronin opozita e ka  kthyer në ‘Heroi Kombëtar’. Komisioneri Kukan, i cili ka mbështetur vazhdimit PD-në për shkak të kahut të njëjtë politik që përfaqëson deklaroi se Macron është i papërgjegjshëm dhe sabotator i proçesit të zgjerimit.

Këta janë kapur pas proçesit të negociatave për të fituar kredo politike. Midis nesh dhe Maqedonisë dhe Veriut nuk mund të hiqen paralele, sepse ka kaluar në një proçes të gjatë referendimi për minoritetet, ndryshimin e emrit, të cilën e ka kërkuar qeveria e tyre. Franca bëri ndryshim të papritur. Maqedonia e Veritu ka bërë sakrifica të mëdha për të marrë ‘ok’-in e integrimit. Zaev është në pozicion të vështirë para elektoratit dhe duhet të ndalojë revanshin e forcave nacioanaliste. Por, ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Por nuk do të thotë se s’kemi përgjegjësi do të vazhdojmë me Reformën Zgjedhore, vettingun, Gjykatën Kushtetuese, siç e ka kërkuar Bundestagu. Këto gjëra do t’i bëjmë gjithësesi’’, shprehet ministrja Spiropali.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr