BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“E tha pa ju dridhur zëri e as skuqur fytyra e nxirë nga turpi”, Manjani zbulon lëvizjen e gabuar të kryeministrit Rama dhe ngre alarmin: Ky është shkaku që njerëzit vriten e vrasin sot!

“E tha pa ju dridhur zëri e as skuqur fytyra e nxirë nga

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, teksa ngre alarmin se droga po i vret shqiptarët me njëri-tjetrin shpërthen në akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama.

Legalizimi i hashashit nga qeveria Rama, sipas Manjanit do të thotë të legalizosh vrasjen e njerëzve.

“Droga po i përplas shqiptarët barbarisht me njëri-tjetrin.

Shqiptari e vret shqiptarin për tregun e drogës, për parcelën e hashashit, për mos larjen e detyrimit të zi.

Droga nuk i lë njerëzit të bëjnë asnjë punë tjetër. Nuk i lë as të shijojnë frutet e asaj që kanë arritur. I josh paraja e madhe e trafikut. I josh ideja e të qënit "i fortë" dhe me mbështetje nga "dikushi" atje lart...

Por në vijim droga i bën me hije, i bën me roje personale, i mbath me armë e i bën "të fortë". Derisa del një tjetër më "i fortë"....

Boom! Mu aty ku nuk e pret.

Kaq ishte. Të fikin dritën...

Po bëhet rutinë kjo gjë....

Droga shkatërron jetën, familjen, fëmijë e të rinj. Nuk fal askënd!

Kush ka dy pare mend nuk i afrohet atij helmi.

Droga është shkaku që njerëzit vriten e vrasin sot. Lajnë hesape e presin ti lajnë për hesap. Bëhen lajm derisa vdesin për t'u bërë lajm.

Lavdia e lajmit nuk zgjat shumë, sepse vjen lajmi tjetër. "Larje hespesh", "precedentë penalë" e "trafikantë" të tjerë dalin në lajme...

Kriminale!

Nuk falet qeveria që nxit njerëzit të merren me drogë!!!

Si tha?! Do ta legalizojë drogën. Pra do të legalizojë vrasjen e njerëzve.

Ska faj! "Merr frymë thellë" pas çdo larje hesapi... E tha pa ju drithur zëri e as skuqur fytyra e nxirë nga turpi .

Nuk e di çfarë duhet ti ndodhë më shumë këtij vendi!?

Do edhe mandat tjetër, pa le!

Kush do le tja japë, por mbaruan bodyguardët... S'janë më interesantë as për lajm... Për ekonomi e familje, jo e jo.”, shkruan Manjani.

Më të lexuarat