BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Politike

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën Drejtorit të Kulturës, Taulant Balla reagon për humbjen e madhe dhe rrëqeth me postimin: Lamtumirë Nit i dashur! Nuk gjej dot fjalë!

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën Drejtorit të Kulturës,

Një humbje e madhe ka ndodhur ditën e sotme, ku në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi Arianit Alliu, Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Taulant Balla.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan:

Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë.

Librazhdi im i dashur humbi një njeri që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi burrin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë!

Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd!

U prehsh në paqe

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën Drejtorit të Kulturës,