BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
x
BREAKING NEWS

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit
x

Politike

“E turpshme! Gjuha e Ramës poshtërsi ndaj shqiptarëve”, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Po cenohet siguria kombëtare!

“E turpshme! Gjuha e Ramës poshtërsi ndaj

Bullgaria e hoqi veton që pengonte deri më tani Maqedoninë e Veriut që të vijonte më tej me proceset euro-integruese. Tashmë, topi mbetet në fushën e palës maqedonase. Megjithatë, për gazetarin shqiptar Naser Selmani në Maqedoninë e Veriut shtetit vijon të jetë i kapur dhe demokracia është hibride dhe për këtë arsye rruga do të jetë e gjatë.

“Akti i zgjuar i Bullgarisë për të hequr veton, do ta përballë klasën politike me një dilemë shumë të madhe. Nuk do të mund të shprehin mungesën e vullnetit për të nisur në mënyrë serioze negociatat.”

Në një lidhje direkte me “ABC Live”, Selmani u shpreh se faktori bullgar është shumë më pro perëndimor. Dhe, tashmë sipas tij, meraku i palës maqedonase është që të mos humbasë pozicionin që ka aktualisht në nivel kombëtar.

“Maqedonia e Veriut sikur të niste negociatat dhe të vendoste një shtet juridik, të së drejtës, të luftonte krimin e organizuar, ky shtet autoritar që është ndërtuar do të binte. Sllavomaqedonasit mendojnë se vetëm duke kapur institucionet e shtetit do të mund të mbrojnë interesat e tyre etnike. Nëse do të trajtohen të gjithë njësoj, mendojnë se mund të humbasin peshën politike që kanë. Pushtetin e kontrollojnë maqedonasit 100 për qind, shqiptarët e të tjerët, vetëm për të bërë dekor janë.”

Gazetari shqiptar në shtetin fqinj thotë se maqedonasit historikisht janë përpjekur të jenë një Serbi e Vogël. Dhe, sipas tij, për sa kohë vendi nuk ndahet nga ky ndikim i Serbisë, nuk do mund të demokratizohet dhe as të integrohet në BE.

Naser Selmani thotë se Serbisë i leverdis ky ngërç mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi as ajo vetë nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohur fillimisht Kosovën

“Nëse zyrtarizohet qëndrimi bullgar, për të zgjidhur kontekstet ndërfqinjësore, as Serbia nuk anëtarësohet dot pa njohur Kosovën…”

Por si janë lexuar komentet e kryeministrit Edi Rama në Maqedoninë e Veriut së fundmi? Gazetari shqiptar thotë se me sjelljen e tij, kryeministri shqiptar po cënon sigurinë kombëtare të shqiptarëve në Shqipëri por edhe të tjerëve kudo në Ballkan.

“Sjellja e Ramës, në të paktën që mund të them është e çuditshme. Nuk mund të shkojë të lidhë miqësi me Vuçiçn, pa kaluar mes Kosovës. I turpshëm roli i kryeministrit , që kërcënon shqiptarët me gjuhën e Vuçiç. Më tepër se poshtërsi ndaj shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre jashtë.”

Më të lexuarat