Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Edhe Enveri të ngrihet…”, Lefter Maliqi kujton çfarë thoshte kryeministri Rama dhe shpërthen me akuzat e rënda: Lartmadhënia nuk mund të gënjejë popullin për gjithë jetën!

Postuar: 15/11/2019 - 11:07

Deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur në shkelje të Kushtetutës lëvizjen e radhës që ka bërë mazhoranca, që synon të cilësojë si nul vendimin e Metës për të dekretuar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllarin.

Maliqi iu bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës së re që të distancohen nga Rama, i cili po synon që të kapë të gjitha institucionet. Deputeti u shpreh më tej se vendi mund të dalë nga kjo krizë e zgjatur politike vetëm përmes një revolicioni demokratik, ku të bashkohen të gjitha grupet opozitare.

“Me ligj dhe me Kushtetutë thuhet që tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga presidenti dhe 3 nga Kuvendi, ky është show i radhës që po bën kjo mazhorancë. Lartmadhënia nuk mund të gënjejë popullin për gjithë jetën, tha që edhe Enveri të ngrihej shtëpitë nuk do të prisheshin, dhe çfarë po ndodh sot me banorët e Astirit?

Ju donit babëzinë vetëm, nëse jeni të ndershëm mos vazhdoni të rrini këtu, dhe mos iu shërbeni këtyre, këta thonë që nuk pyesin as për dekret dhe as për ligj (iu drejtohet deputetëve të opozitës). Unë jam për Unazën e Re, po dëmshpërblimet e banorëve? Kryetar komune kam qenë unë, dhe i kam dëmshpërblyer njerëzit dhe për dy metra kokë që iu kam marrë”, u shpreh Maliqi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 14:16

Një grup oficerësh të ushtrisë polake do të nisen drejt Shqipërisë për të parë mundësitë se si mund t’i vijnë në ndihmë vendit tonë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Postuar: 06/12/2019 - 14:07

Deklarata që ajo bëri pak ditë pasi Shqipëria ishte goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe

Postuar: 06/12/2019 - 13:57

Ditën e sotme Shqipëria ka marrë kryesimin e Presidencën e OSBE-së dhe këtë kryeministri Edi Rama

Postuar: 06/12/2019 - 13:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Shqipëria mbetet e

Postuar: 06/12/2019 - 13:19

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë të gjith

Postuar: 06/12/2019 - 13:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka mbërritu në spitalin e Traum