BREAKING NEWS

“SPAK ka në dorë disa dosje të bujshme, po asistohet nga një agjent i FBI”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’: Do ndodhë për herë të parë pas 108 vjetësh në Shqipëri

“SPAK ka në dorë disa dosje të bujshme, po asistohet nga
x

Politike

“Edhe ne i kemi marrë biznesmenit Papuli dy shtëpi, po për qytetarët, jo si Basha për kunatin”, Erion Veliaj zbardh shantazhin e kreut të PD ndaj sipërmarrësit shqiptar

“Edhe ne i kemi marrë biznesmenit Papuli dy shtëpi, po për

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka thënë se kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë shantazh biznesmenit Gon Papuli, për t'i marrë dy vila. Sipas tij diferenca midis tyre dhe krahut tjetër politik është se ua marrin vilat biznesmenëve për qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa Basha i merr përmes shantazhit për kunatin e tij.

"Dua shumë ta falënderoj Gon Papulin, sipërmarrësin, e atyre dy shtëpive. Është e vërtetë edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gol Papulit, jo vetëm Lulzim Basha, ka vetëm një diferencë. Ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shpi, tjetër gjë ti marrësh për kunatin e tjetër gjë ti marrësh kur një investitor do që të kontribuojë. Kur je për popullin quhet sevap ose filantropi, kur jep për një parti politike, ose për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh. Kjo është diferenca midis botëkuptimeve tona. Ne e vlerësojmë sipërmarrësin që investon, qofshin kur bëjnë shkolla, rrugë apo vila, por ama këta paguajnë taksat, nuk paguajnë gjoba dhe nuk i përgjigjen shantazhit. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë diferencën mes neve, është se ne ua marrim taksat për punë publike, tjetër kush i merr për kunatin dhe interesa personalë që nuk kanë lidhje me qytetarët", tha Veliaj.

Më të lexuarat