BREAKING NEWS

LAJM FANTASTIK! Sot shënohet rekord shërimesh nga koronavirusi në Shqipëri! Bien shifrat e infektimeve, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

LAJM FANTASTIK! Sot shënohet rekord shërimesh nga koronavirusi në
x

Politike

‘Edhe socialistët janë zhgënjyer’, Xhelal Mziu i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama

‘Edhe socialistët janë zhgënjyer’, Xhelal Mziu i jep

Drejtuesi Politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu thotë se kryeministri Edi Rama e ka të garantuar humbjen më 25 prill.

Ai shprehet se edhe socialitët janë të zhgënjyer nga tetë vitet e qeverisjes së Ramës.

Në një takim që pati me banorët në fshatin Obok, Mziu hodhi akuza se taksat e paguara nga qytetarët nuk janë përkthyer në investime.

“Siç shihet, jemi në fshatin Obok dhe sapo dolëm nga shkolla, e cila nuk kishte drita, ujë të pijshëm e as banjo. Shiheni këtë kabinë e duket qartë se çfarë standardi ka. Kjo kabinë është rrezik për jetën e çdo qytetari, e jo më të fëmijëve. Çdo qytetar në zonën e Maqellarës, besoj se ka paguar një faturë të majmë të energjisë elektrike. Shumica e banorëve të kësaj lagjeje dhe të Maqellarës paguajnë edhe taksën Rama. Paratë e juaja që keni paguar nuk kanë kthyer në investime. Kjo sepse nuk është ndërtuar as kabinë konform standardit, as telat. Edhe dritat kur vijnë, shumë ankohen se as TV nuk ndizet, se është tensioni i vogël. Dy herë ka rënë borë dhe fshati ka qenë pa energji elektrike. Shteti nuk ekziston. Kjo qeveri është vetëm për Ramën dhe oligarkët, që iu ka ngelur edhe 14 ditë. Edhe socialistët janë zhgënjyer e më 25 prill do të votojnë një qeveri që do kthejë shpresën” – tha Mziu.

Më të lexuarat