BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Politike

"Edhe tanket e Putinit po të vijnë...", Berisha del me thirrjen e fortë drejt Ramës: Nuk ka alternativë tjetër për ty

"Edhe tanket e Putinit po të vijnë...", Berisha del me

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një komunikimi për gazetarët pasditen e sotme ka folur në lidhje me çështjen e agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me Shqipërinë.

Berisha deklaroi se sot afera Rama-McGonigal është kryeafera e planetit de një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë.

Sipas tij Rama pasi grabiti zgjedhjet e vitit 2017 ka kontraktuar McGonigal për t’i dhënë opozitës goditjen e mëshirës, ndërsa shtoi se Rama të cilin e cilësoi si një “demon pushteti” angazhoi nën petkun e FBI-së agjenturën ruse për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Demokratët duhet të ngrihen dhe do ngrihen në një betejë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër pas Enver Hoxhës në historinë e vendit. Sot afera Rama-Gonigal është kryeafera e planetit, një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA po kaq dhe në Tiranë, që ka për autor Charles Mcgonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, njeriu që njihte e kishte njohuri të jashtëzakonshme për sigurinë dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017-ës e kontrakton për t’i dhënë opozitës goditjen e mëshirës. Janë momentet më solemne dhe më kritike, më të rëndësishme të jetës sonë politike, e ardhmja e PD-së, demokracisë shqiptare do përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashoq që angazhoi kundër çdo interesi agjenturën, mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit në vend.

Ne hyjmë tani në finale, çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se do fitojmë. Dhe njëherë i kërkoj Ramës të largohet menjëherë nga pushteti, se alternativë tjetër nuk ka për ty! Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë nuk të mbajnë në pushtet, largohu menjëherë! Edhe njëherë, ora është e jona, ora është e një beteje të cilën do ta bëjmë me guxim e përkushtim si asnjëherë më parë. Beteja finale ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti, me të gjitha mjetet e e mosbindjes civile kjo kalbësirë do shporret nga pushteti, ky ka kryer aktet më makabre, unë jam i bindur se këto mesazhe burojnë nga zemra e çdo demokrati.

Një demon pushteti ka angazhuar nën petkun e FBI-së dhe fuqisë së saj, por në fakt agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare, kam bindjen më të madhe se demokratët do i japin përgjigjen e merituar. Pjesa tjetër e PD-së ka të njëjtin mendim dhe natyrisht forumet e kësaj partie do konsultohen gjerësisht”, tha ai.

Më të lexuarat