Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Paloka: Edi Rama e shiti Valdrin Pjetrin, të njëjtin fat do kenë edhe zyrtarë të tjerë të PS

Postuar: 14/08/2019 - 08:02

Ish deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi pas postimit të kryeministrit Edi Rama për Valdrin Pjetrin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se Ramës kur i preken interesat e tij i shet të gjithë, madje edhe vëllain e tij, duke shtuar se edhe më parë ka pasur shembuj të tillë. Sipas Palokës, ka ardhur koha që të ftillohen të gjithë ata që kanë qenë të dënuar, por janë joshur nga postet publike që i ka ofruar Rama. “Ndodhi dhe një herë ajo që pritej; Rama shiti të inkriminuarin e radhës pasi e përdori ku dhe si i duhej! Në reagimin e tij pas gati dy javësh, ka vetëm një të vërtetë; kur i preket interesi i tij, Edvini nuk do t’ia dijë as për vëllanë (ka dhënë prova për këtë). Pjesa tjetër janë paçavuret e dala boje me kohë. Sot e dinë të gjithë që futja e të inkriminuarve në politikë, sidomos në veri të vendit, është strategji e Ramës për të marrë e mbajtur pushtetin nëpërmjet krimit dhe parave të krimit. E ka bërë dhe do vazhdojë ta bej këtë deri sa ti eci. Sot mbase ka ardhur dita që të ftillohen ata, të inkriminuarit që Rama i thërret në ndihmë duke i joshur me poste. Do duhej t’ju mjaftojnë shembujt e derisotëm të të ngjashmëve të tyre që u përdorën prej Ramës dhe më pas u shitën prej tij sepse i prekej autoriteti”, tha Paloka. Ish deputeti i PD vijoi më tej se të njëjtin fat si Valdrin Pjetri do të kenë edhe zyrtarët e tjerë të PS, duke shtuar se Rama po tenton të kap drejtësinë për ti shpëtuar dënimeve. “Po jo vetëm ata me të shkuar kriminale dhe të tjerët që afroi dhe përdori tek “Rilindja”. Shihni Tahirin. Më vonë do ti shihni si do shesë me radhë Gjushin, Gjiknurin, Ahmetajn, Beqen, Ballën e këdo tjetër. Të gjithëve do ju përbetohet privatisht se do ti mbrojë deri në fund por ndërkohë ata do të kenë marrë fund. Për Ramën rëndësi ka që ai vetë të mos cënohet. Ai është i paprekshmi, të tjerët përdoren dhe hidhen. Vetëm një shpresë kanë të gjithë këta; të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë, kur ajo të vijë. Përndryshe do ngushëllohen kur Rama të pësojë fatin e tyre nëse me gjithë ecejaket e pazarllëqet e deri tanishme, ai nuk ka rregulluar ende letrat për strehim tek “vëllai i madh””, u shpreh Edi Paloka. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be