BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Edi Rama acarohet me drejtësinë pas refuzimit të KLP për prokurorin e Durrësit, kërcënon me ligj gjyqtarët dhe prokurorët

Edi Rama acarohet me drejtësinë pas refuzimit të KLP për

Partisë Socialiste duket se po i del situata nga duart, sa i takon sistemit të drejtësisë. Edhe pse reforma mban flamurin e kësaj mazhorance, po jepen sinjale se drejtësia çdo ditë e më shumë po shkon larg politikës. Akuzat e ngritura ndaj kreut të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, kanë hapur një betejëtë ashpër mes qeverisë dhe prokurorisë. Kryeministri Edi Rama ishte i pari që mori në mbrojtje kreun e Kadastrës së qytetit bregdetar, duke shpërthyer në akuza në adresë të prokurorit që hetonte këtë dosje. Por shefit të qeverisë duket se nuk i ka del inati me prokurorin në fjalë, madje edhe me gjyqtarin që la në burg kreun e Kadastrës. Duke folur dje në Kuvend, Rama u përqendrua konkretisht te rasti i prokurorit të Durrësit, ndërsa nënvizoi se drejtori i Hipotekës po dënohet se doli kundër bandave. Rama i cilësoi këta persona me inicialet “KÇK”, që nënkuptonte “Kap Ça të Kapësh”. Sipas kryeministrit, “KÇK” duhet të shpallet në kërkim nga Parlamenti, ndërsa deputetët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre dhe jo të presin përfundimin e vetingut. “Dua t’i them Parlamentit tonë se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që nuk e kanë kaluar vetingun, që e dinin që nuk e kalojnë vetingun dhe që kanë nxjerrë dhe një tog fjalësh, nuk e di a keni dëgjuar, me njëri-tjetrin K-Ç-K (kap ça të kapësh). Këtë grupin K-Ç-K, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim dhe e them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, gjithë së bashku. Procesi i vetingut, për të përfunduar, dihet, do kërkojë ende disa vjet dhe nuk mund të lejojmë edhe disa vite të tjera që prokurorë si ai i Durrësit, gjykatës si ajo në Durrës, apo plot të tjerë si ata të bëjnë kërdinë mbi njerëzit”, deklaroi ai. Por ky “acarim” i kryeministrit ndaj drejtësisë vjen pas refuzimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për prokurorin e Durrësit, për të cilin nuk mori masë disiplinore. Dihet se pas KLP fshihen amerikanët dhe reagimi i KLP ka qenë mesazh për politikanët se nuk duhet të ndërhyjnë në punët e drejtësisë.

Të shpallen në kërkim prokurorët e korruptuar

Me tone të ashpra dhe teksa iu referua një rasti në Gjirokastër, ku edhe pse kishte urdhër-mbrojtje një zonjë dhunohej nga burri, kryeministri Edi Rama shigjetoi drejtpërdrejt prokurorët dhe gjyqtarët që shpërdorojnë detyrën, ndërsa shprehu bindjen se ka ardhur koha që ata të shpallen në kërkim dhe të dënohen, duke marrë ndëshkimin që meritojnë. “Shpallja në kërkim e K-Ç-K-së është objektivi që duhet të kemi ne si Parlament, një orë e më parë. Nuk ka asgjë që neve mund të na ndalojë, ose që mund të na justifikojë përpara njerëzve. Nuk mjafton më, përkundrazi po bëhet bajate. Ndërkohë një grua që më shkruante nga Gjirokastra, e dhunuar nga burri, me urdhër mbrojtjeje detyrohet të përballet me një vendim tjetër të një K-Ç-K-je që vë në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe detyron me urdhër mbrojtjeje gruan që t’i hapi derën burrit, se përndryshe gruaja kthehet në objekt i forcave të rendit. Reforma kërkon kohë dhe gjatë kësaj kohe janë çdo ditë, viktima nga të katër anët e Shqipërisë të anëtarëve të kësaj organizate kriminale, K-Ç-K”, u shpreh ai.

Ligj special për të ndëshkuar gjyqtarët e korruptuar

Mirëpo nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se socialistët do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni. Madje, Rama shprehu vullnetin se ky ligji do të bëhet me çdo çmim. “Shembja e pushtetit të K-Ç-K-së dhe nga ana tjetër, vendosmëria transformuar në një ligj special kundër të gjitha atyre që janë me precedentë kriminalë, që janë të përfshirë në aktivitete me krimin e organizuar, që bëjnë të fortin, jo për t’u zgjedhur, por për të zgjedhur çfarë duan ata, duhet të jenë imperativa të këtij Parlamenti. O sot, o kurrë! Shumë shpejt do të sjell këtu ligjet për këtë punë, sepse nuk ka rrugë tjetër. Këtë ndërhyrje mund ta bëjë Parlamenti dhe duhet ta bëjë Parlamenti me çdo çmim”, nënvizoi Rama.

Rigels Seliman

Më të lexuarat