Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Rama: Berishës i mungojnë vetëm mustaqet e Lukashenkos, hodhi në erë KQZ

Edi Rama: Berishës i mungojnë vetëm mustaqet e Lukashenkos, hodhi në erë KQZ

Postuar: 19/04/2013 - 10:33

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar dje rikthimin e ligjshmërisë në KQZ. Rama tha se Berisha duhet të gjejë një zgjidhje dhe zgjidhja sipas tij, është zhbërja e vendimit që përmbysi KQZ. Kreu i PS tha se Berishës i mungojnë mustaqet e Llukashenkos, ndërsa e ka akuzuar se ka hedhur në erë KQZ. “Nuk hymë ne në këto hulli. Ne kërkojmë kthimin e ligjshmërisë për KQZ. Problemi këtu qëndron gjetkë, tek dinjiteti i këtij vendi, tek liria e këtij populli, tek domosdoshmëria që Shqipëria të ikë nga harta e regjimeve hibride, siç thotë revista prestigjioze “The Economist” vetëm pak ditë më parë dhe të ikë nga horizonti ku rrinë në radhë vende që nuk kanë lidhje me botën demokratike. Sot për sot me këtë që ka ndodhur me KQZ-në gjithë këtij procesi i mungojnë vetëm mustaqet e Llukashenkos, se të gjitha të tjerat i ka si të ishim në Bjellorusi. Edhe një palë mustaqe po ja bëjmë dhuratë Saliut, le t’ia ngjisë Jozefina me zamkë edhe le të vazhdojnë rrugën e tyre. Janë të humbur, nuk i shpëton asgjë. Ne zgjedhjet do t’i fitojmë dhe në 23 qershor Shqipëria do të rilindë”, tha Rama. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pati një takim me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, NATO-s, të delegacionit të Bashkimit Evropian, Prezencës së OSBE-se dhe Zyrës së Këshillit të Evropës. Menjëherë pas këtij takimi me diplomatët, në zyrën e Kryetarit Rama është zhvilluar një tjetër takim, me bashkë-raporterët e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës, deputetët Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët vizitojnë Shqipërinë në kuadrin e një vizitë fakt-mbledhëse. Kreu i PS tha se ndërkombëtarët janë të shqetësuar nga kjo situatë. “Ne jemi në komunikim intensiv me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të shqetësuar që të gjithë për atë që po ndodh. Praktikisht, është hedhur në erë Institucioni Qendror i Zgjedhjeve. Përsa na takon në kuptimin e betejës elektorale dhe të ballafaqimit me kundërshtarin e vetmuar dhe në panik, le ta marri KQZ-në në shtëpi, nuk është ky problemi ynë. Ky është problem i vendit tonë, ky është problem i Shqipërisë në sytë e botës demokratike. Ky është problem për shoqërinë shqiptare sot dhe për popullin shqiptar mbas 23 qershorit kur pavarësisht se ne do të fitojmë e rëndësishme është që në sytë e Europës, në sytë e partnerëve tanë strategjikë, në sytë e Shteteve të Bashkuara që prej kaq kohësh po përpiqen që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, vendi ynë do të jetë i njollosur”, tha ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l