BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Edi Rama i bën qokën Erdoganit, pazare ma paratë e shqiptarëve për të rregulluar raportet me sulltanin turk, i blen dhëndrit drone “Bayraktar TB2” 8 milionë euro

Edi Rama i bën qokën Erdoganit, pazare ma paratë e

Kryeministri Edi Rama i ka bërë qokën e radhës presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan, duke i blerë dronet “Bayraktar TB2”  me vlerë 8 milionë euro, kompanisë së dhëndrit të “sulltanit turk”. Kjo lëvizje e Pamës është në një farë mënyrë një “pazar” që kryeministri Edi Rama po përdor për të rregulluar raportet me Erdoganin, me të cilin kohët e fundit i kishte krisur. Pra, Rama po përdor paratë e shqiptarëve për të rregulluar marrëdhëniet me presidentin e sapo zgjedhur të Turqisë. Gazeta “SOT” ka siguruar edhe vendimin e qeverisë, të cilin po e pasqyron më poshtë të plotë.

Vendimi i qeverisë

Kështu, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ardhjen e dronëve turq. Kontrata e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe baykar makina san. ve, konsiston në furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot “Bayraktar TB2”.“Vendim nr. 336, datë 31.5.2023 për miratimin e kontratës, ndërmjet ministrisë së mbrojtjes së republikës së Shqipërisë dhe “Baykar makina san. ve”, për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot “Bayraktar TB2”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të pikave 1, shkronjat “dh” e “i”, dhe 2, të nenit 5, të ligjit nr. 36/2020, “Për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, dhe të pikës 2, të nenit 12, të vendimit nr. 1085, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra, si dhe për përbërjen, mënyrën e organizimit e të funksionimit të komisionit të veçantë të klasifikimit të këtyre kontratave”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe “Baykar makina san. ve. tic. a.?.”, për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot “Bayraktar TB2”, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. zëvendëskryeministër Belinda Balluku”, thuhet në vendimin e  Këshillit të Ministrave. Kujtojmë se, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke “Bayraktar”.

Peleshi: Do të rrisë cilësisht kapacitetet e FA

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje për ndihmën që qeveria turke ka dhënë vitet e fundit në mbështetje të Forcave të Armatosura. “Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve në vendin tonë do të rrisë cilësisht kapacitetet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile në drejtim të kontrollit të territorit dhe për të parandaluar fenomenet e paligjshme. Kompletimi me këtë sistem ka rëndësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të Aleancës, si dhe për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes. Firma “Bayraktar Technology” është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.

Më të lexuarat