BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Politike

Edi Rama i bllokoi hotelin? Reagon ish-deputeti demokrat dhe zbulon se si është e vërteta

Edi Rama i bllokoi hotelin? Reagon ish-deputeti demokrat dhe zbulon se si

Bllokohet hoteli  në pronësi të ish-deputetit dhe kryetarit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, po ka fshirë emrin, mësohet se bëhet fjalë pikërisht për hotelin e ish-deputetit të PD-së në Llixha.

Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.”Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.

I kontaktuar nga Fax Neës Z. Bylykbashi bën me dije se hotel Ylli është në pronësi të familjes së tij, por ata e kanë dhënë me qira. Ish-deputeti Bylykbashi hedh poshtë zërat dhe aludimet që janë duke qarkulluar në portale se kemi të bëjmë me një hakmarrje politike.

Ai shton se personi që e ka në përdorim i ka mbaruar afati i licencës dhe nuk e ka rinovuar në kohë. Kujtojmë se para pak kohësh z. Bylykbashi u ndalua nga policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd. Më pas Gjykata e la atë të lirë për mungesë provash.