BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama me firmën e tij i ka dhënë oligarkut Samir Mane benefite shumë të mëdha, duke përdorur ligjin kontravers të miratuar me debate në vitin 2015, i cili i lejon qeverisë, përmes një komiteti që drejtohet nga kryeministri, që mund t’i japë çdokujt status investitori strategjik, duke i falur tokë private dhe shtetërore, me kushtin e vetëm që të investojë mbi 5 milionë euro dhe të punësojë 80 shtetas. Përfituesi më i madh është biznesmeni shqiptar Samir Mane. Kompanitë e tij kanë marrë disa statuse investitori strategjik. Janë 5 vendime që janë për kompanitë e Manes, si Green Coast, Green Coast 1 dhe 2, si dhe dy projekte në Gjirin e Lalzit, Neë Bord dhe ValaMare. Në të gjitha vendimet thuhet se pronësia e tokës është private dhe publike, si dhe mijëra metra katrorë plazh në përdorim. Por vendimet nuk saktësojnë se sa tokë publike është dhënë në këto raste, kjo pasi disa projekte janë në zhvillim e sipër. Në atë që do të trajtojmë në këtë artikull është  vendosja e interesave të oligarkut më të madh në Shqipëri nga kryeministri duke iu shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro humbje. Bëhet fjalë për Portin e Vlorës, ku Rama me firmën e tij i fali Samir Manes 165 mijë metër katrorë ndërtim me 1 euro, pa tender, e pa garë.

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro

Detajet

Sipas “Vox News”, përveç një porti të gatshëm për t’u operuar, që me pak “meremetime” do të ndryshojë emrin nga port tregtar në port jahtesh, për vetëm 1 euro, Samir Mane ka përfituar rreth 39 mijë metër/katrorë truall për të ngritur në qendër të Vlorës ndërtesa shumëkatëshe, përfshirë këtu një hotel me 34 kate. Këtu llogaritë janë të thjeshta. Samir Mane ka marrë 57 mijë e 500 metër/katrorë tokë për zhvillim. Nga kjo, rreth 39 mijë janë truall për ndërtim, që sipas projektit do të përkthehet në 165 mijë metër/katrorë sipërfaqe ndërtimore, ose e thënë më thjesht 165 mijë metër/katrorë apartamente, parking, e hotele. Kontrata e famshme e koncesionit të Portit të Vlorës është e mbushur me favorizime për biznesmenin Mane dhe e blinduar në nenet e saj me gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit në raste konfliktesh. Sipas kontratës, për 22 milionë eurot që shteti e detyron Samir Manen të investojë në Portin e Vlorës, biznesmeni përfiton gjithashtu edhe nga mbrojtja ligjore që i jep statusi i investitorit strategjik. Çfarë do të thotë? Në çdo proces gjyqësor që mund të ngrenë palë të treta për koncesionin, Samir Mane duhet të mbrohet nga shtetit shqiptar. Kontrata i lë atij “vetëmbrojtjen” vetëm në rastet kur konflikti është me persona, apo kompani me pronat kufitare. Favorizimet nuk mbyllen me kaq. Po me statusin e investitorit strategjik ai përfiton nga taksat e reduktuara, përparësitë në lejet zhvillimore dhe lehtësi të tjera që i njeh ligji me anë të të cilit është shpallur një investitor i tillë. Por jo vetëm kaq. Me këtë lëvizje të shtetit shqiptar ndaj Samir Manes, kemi humbur 30 deri në 40 milionë euro.  E thënë më thjesht: Nëse qeveria nuk do i jepte Manes pronën publike me një euro m2, por do vepronte si me investitorët jostrategjikë, ose të një biznesmeni apo qytetari të thjeshtë, atëherë në buxhetin e shtetit do të shkonin 30 deri në 40 milionë euro, pasi ndërtuesi do të taksohej me 30 % të vlerës së ndërtimit.

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro

Projekti

Projekti parashikon ndërtimin e 663 apartamenteve rezidenciale nga biznesmeni Samir Mane që do të kenë një sipërfaqe totale prej 53 mijë metrash katrorë me kosto ndërtimi 340 euro për metër katrorë dhe çmim në shitje të parashikuar 750 euro. 14 mijë e 500 metër/katrorë do të jetë sipërfaqja e ambienteve të shërbimit, pra lokale, bare e restorante. Edhe këto llogariten me kosto ndërtimi 350 euro për metër/katrorë, por me çmim shitje 1250 euro për metër katror. Në total, kostoja e ndërtimit për apartamentet vlerësohet në projekt rreth 18 milionë euro, ndërsa të ardhurat në shitje rreth 38.5 milionë euro. Pra, një fitim mbi 20 milionë euro vetëm për këto njësi. Për zonat e shërbimit, baret, lokalet e restorantet, kostoja totale e ndërtimit në projekt vlerësohet rreth 5 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga shitja e tyre vlerësohen të paktën 17.5 milionë euro, pra mbi 12 milionë euro fitim.

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro

Në fund janë 15 mijë metër/katrorë parkingje me kosto ndërtimi 150 euro për metër katrorë. Projekti parashikon ndërtimin e 500 vendeve të parkimit, ku një i tillë do të shitet 5 mijë euro. Për parkingjet, kostoja e ndërtimit është 2.25 milionë euro dhe të ardhurat nga shitja e tyre 2.5 milionë euro, pra 275 mijë euro fitim. Në total, në vitin 2027, sipas projektit të Samir Manes, ai do të ketë shpenzuar 25.5 milionë euro për ndërtimin e apartamenteve, njësive të shërbimit dhe parkingjeve, ndërsa do të ketë arkëtuar 58.6 milionë euro, 33.1 milionë euro fitim. Këto janë fitimet vetëm nga shitja e apartamenteve, parkingjeve dhe njësive të shërbimit. Fitimet mbulojnë kostot e ndërtimit të dy hoteleve, njëri me 5 yje që do të ngrihet buzë detit dhe tjetri në skajin perëndimor të projektit. Kosto totale e dy hoteleve është përllogaritur rreth 31 milionë euro. Hotelet do t’i mbesin në pronësi Samir Manes, që parashikon që të shfrytëzojë me 45 për qind kapacitetet e tij përgjatë të gjithë vitit me një çmim prej 80 euro për dhomë në natë. Hoteli i parë, me 5 yje do të ketë 125 dhoma. Hoteli i dytë do të jetë në skajin perëndimor të projektit, pra më në thellësi. Ai është parashikuar me 4 yje dhe me 43 dhoma. Si për të vulosur talljen dhe fshehur grabitjen e pronës publike, në projekt Samir Mane na thotë se po na kursen nga ngritja e godinave shumëkatëshe në vijën e parë, “pavarësisht presionit të lartë për pasuri të patundshme në këtë pjesë kryesore të projektit”. Ai thotë se “nuk ngriti ndërtesa të larta në vijën e parë, për të mos i bërë hije lungomares dhe për të mos ndikuar negativisht në tërësinë e përvojës bregdetare”.

Reagimi i fortë i DASH

Me gjithë këtë pasqyrim të situatës vërtetohen dhe paralajmërimet nga amerikanët, ku në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit evidentuan se korrupsioni sistemik nuk ka lejuar ardhjen e investitorëve të huaj. Sipas raportit, ligji i miratuar në vitin 2015 për investitorët strategjikë, me objektiv promovimin e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr investime të huaja të konsiderueshme edhe pse afati i tij i dhjetorit 2018 është shtyrë disa herë. “Ligji do të jetë në fuqi deri në dhjetor 2023. Shumica e rreth 50 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe projektet dominohen nga investitorët vendas”, thuhet në raport. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në disa raste projekte në kushte konflikti interesi apo të biznesmenëve të panjohur dhe të lidhur me krimin, siç ishte rasti i fundit me Pëllumb Gjokën i arrestuar për tentativa vrasjesh. Një projekt i miratuar në kushte flagrance konflikti interesi ishte për familjarët e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, ku bashkëshorti dhe kunata e saj, morën statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi.

 

 

Më të lexuarat