Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Rama i jep goditjen finale LSI, shkrihen 13 drejtoritë e bujqësisë, qindra militantë rrezikojnë vendet e punës

Postuar: 14/03/2018 - 07:34

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ditën e djeshme goditjen finale Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa u duk se qeveria e ndali shkarkimin e militantëve të partisë së Ilir Metës nga administrata publike, dje ka rinisur puna për rrudhjen dhe largimin e punonjësve nga zyrat e shtetit. Dje qeveria u mblodh në Elbasan dhe u vendos të shkrihen drejtoritë bujqësore dhe njëherësh u ngritën 4 agjenci rajonale. Rama duke folur për këtë vendim deklaroi se është në kuadër të premtimit për reformimin e administratës.  “Kemi marrë vendimin për të finalizuar reformimin e strukturës së vjetër dhe të degraduar të drejtorive të bujqësisë. Nga sot nuk do të kemi më drejtori të bujqësisë dhe kalojmë nga 13 drejtori bujqësie”, deklaroi ai. Gjithashtu, shefi i ekzekutivit shprehu bindjen se këto agjenci do të sjellin një vlerë të shtuar dhe një proces që do të përmirësojë në vazhdimësi sigurinë ushqimore. “Ne do forcojmë agjencinë për zhvillim rural më shumë, do krijojmë instrument real në duart e atyre që kanë nevojë për garanci nga pikëpamja veterinare. Këto agjenci do sjellin një vlerë të shtuar, jemi të vendosur të garantojmë në tërësi të gjithë zinxhirin që e përbën këtë sektor jetik për vendin, këtë motor kaq potencial ende të pashfrytëzuar si duhet”, theksoi Rama. Mirëpo, pas këtij vendimi në të gjithë territorin e vendit do të nisin largimet e punonjësve, ku sipas një përllogaritje janë rreth qindra persona, të cilëve iu rrezikohet puna. Megjithatë, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, interesant është fakti se të gjitha këto drejtori rajonale që drejtoheshin nga LSI, jo vetëm që do shkrihen por si rrjedhojë do ngelen pa punë edhe qindra punonjës, që kryesisht janë militantë partiak të partisë së Kryemadhit. Pra përmes kësaj lëvizje, kryeministri Edi Rama duket se po i jep goditjen finale LSI, ku nga njëra anë i heq njerëzit nga puna dhe nga ana tjetër e dobëson si parti, pasi jemi në vigjilje të një viti elektorale dhe kjo parti e ka ngritur identitetin e saj pikërisht mbi bazë punësimesh dhe premtimesh.

Ngrihen 4 agjenci rajonale

Sipas vendimit të qeverisë, shkrihen të gjitha drejtoritë e bujqësisë dhe do të jenë vetëm 4 drejtori në 4 rajonet kryesore të vendit që do të marrin në dorë nxitjen e bujqësisë. Në vendim thuhet se agjencitë do të jenë në Shkodër, Tiranë, Lushnje dhe Korçë. Agjencitë do të financohen nga buxheti i shtetit. “Këshilli i Ministrave vendosi: Krijimin e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor si persona juridikë publikë, në varësi të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, me seli në Shkodër, Tiranë, Lushnje dhe Korçë. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor financohen nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë përgjegjëse. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor (AREB) e shtrijnë veprimtarinë e tyre, si më poshtë vijon: AREB-ja Shkodër përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës; AREB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër; AREB-ja Lushnjë përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër; AREB-ja Korçë përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat”, thuhet në vendim.  Po ashtu, në vendim e Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se ndryshe nga 13 drejtoritë që u shkrinë, agjencitë e reja kanë si qëllim kryesor zhvillimin rrënjësor të bujqësisë. “Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor kanë si mision të tyre të bëhen faktorë kryesorë në zhvillimin e sektorit bujqësor konkurrues dhe të qëndrueshëm në vend, duke punuar në partneritet afatgjatë me përfituesit”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave./Rigels SELIMAN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:13

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 19/09/2018 - 22:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar

Postuar: 19/09/2018 - 21:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e

Postuar: 19/09/2018 - 20:56

Artan Hoxha ka komentuar masakrën e Lushnjes,  ku u vra Zamir Latift dhe Jurgen Hoxha.

Postuar: 19/09/2018 - 20:50

Në emisionin ‘FAKT’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idr

Postuar: 19/09/2018 - 20:16

Pas takimit me artistët për çështjen e Teatrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka da

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së