BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Politike

Edi Rama nis hakmarrjen ndaj Dritan Lelit, kreu i Njësisë Antikorrupsion zbulon se disa kryebashkiakë janë kapur me shkelje dhe janë denoncuar në SPAK

Edi Rama nis hakmarrjen ndaj Dritan Lelit, kreu i Njësisë

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur nis hakmarrjen ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt më 7 maj dhe gjatë kësaj jave në një konferencë për mediat krah ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, kryeministri Rama i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha, bashkë me presidentin Ilir Meta për abuzimet që ai tha se kanë bërë gjatë kohës që kanë qenë apo janë në krye të institucioneve publike. Në konferencë për gazetarët ai tha se SPAK duhet të veprojë kundrejt personave të korruptuar, po nuk kurseu as anëtarët e partisë së tij, kur deklaroi se do të bëjë kallëzime edhe për kryetar bashkie që kanë abuzuar me fondet. Sipas tij, çdo kush që ka turpëruar Partinë Socialiste, drejtësia duhet ti kishte kapur me kohë, “Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga njësia anti-korrupsion, do të keni kallëzime atij në SPAK për kryetar e bashkie që kanë turpëruar PS, që duhet ti kishte kapur më parë drejtësia”, u shpreh Rama. Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët për emra, ai nuk preferoi që t’i jepte, por kanë filluar të aludohet se kush mund të jenë të “sakrifikuarit” nga 60 kryebashkiakët e PS, sikundër është ai i Vlorës, zoti Dritan Leli, që mesa duket shefi i qeverisë ka nisur të hakmerret ndaj tij.

Prebibaj: AKSH ka numrin më të lartë të ankesave

Sinjalet se kryebashkiaku Leli mund ta presin telashe, i ka dhënë dje kreu i Njësisë Antikorrupsion, Gjergj Prebibaj gjatë një interviste për mediat. I pyetur për paralajmërimin e Ramës se njësia Antikorrupsion do të dorëzojë shumë shpejt kallëzime penale në SPAK për kryetarë bashkie, Prebibaj u shpreh se nuk mund të flasë me emra për shkak të sekretit hetimor. Ndër të tjera shtoi se 21 raste të zyrtarëve që kanë kryer shkelje janë çuar në SPAK. "Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit bashkëpunon me njësitë e pushtetit vendor, mbledh informacion, heton dhe verifikon raste. Ne kemi kërkuar informacione jo vetëm me veprimtarinë e bashkive por edhe institucioneve të tjera nga të gjitha bashkitë e vendit. Sa i përket deklaratave të kryeministrit, nuk mund të shprehem.  Bashkëpunimi jonë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme është përcaktuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave. Kemi referuar në total 21 persona me kallëzime penale dhe në dijeninë tonë, të gjitha këto raste janë regjistruar. Për vijimin e mëtejshme të hetimeve nuk mund të shprehem”, deklaroi Prebibaj.

Shkeljet në Hipoteka

Më tej kreu i Njësisë Antikorrupsion, Gjergj Prebibaj ka folur edhe për shkeljet në Hipoteka, mungesën e faqeve pasi janë grisur dhe paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakët, të cilët do të kalojnë në sitën e SPAK.  Prebibaj tha se institucioni me më shumë shkelje është hipoteka dhe zbuloi se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të bëjë publike skemën e manipulimit me pronat."Për numrin më të lartë të ankesave renditet Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Për të vijnë më shumë ankesa për veprime dhe mosveprime. Probleme ka në çdo ASHK. Kemi probleme që në pamje të parë pjesa e vonesave duket proceduriale, por ndërkohë është një indikator i drejtpërdrejtë që çon në korrupsion. Një pjesë e praktikave trajtohen brenda ditës dhe një pjesë tjetër kërkon edhe muaj jashtë afatit. Për raste konkrete, nuk mund të komunikoj për dosje në hetim. Shumë shpejt do të ketë dalje publike nga ministri i drejtësisë për disa raste me kallëzime penale, masa administrative etj në disa institucione. Kryesisht janë të përqendruara tek ASHK por jo vetëm", tha Prebibaj. Për skandalin në Kadastrën e Durrësit, ku vetëm 15 % e dosjeve janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave kanë rezultuar me faqe që mungojnë, Prabibaj shpjegoi se situatë e ngjashme është edhe në drejtori të tjera. “Problemet me ASHK janë të shtrira në kohë. Çështja e përgjegjësisë menaxheriale është se nuk janë evidentuar dhe në këtë formë bëhet e vështirë koha se kur është grisur regjistri. Pra nuk kemi një procesverbal ose udhëzim apo urdhër nga drejtoria e përgjithshme për verifikimin e të gjithë regjistrave. Të paktën në një rast që do bëhet publik kemi konstatuar grisjen e regjistrit”, tha Prebibaj.

Më të lexuarat