
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Edi Rama “non grata” për Turqinë, ja si Erdogan po mban prej një viti peng inaugurimin e Xhamisë së “Namazgjasë” dhe po heq një nga një investimet në Shqipëri, “Sulltani” kërkon në tepsi “kokën” e kreut të KMSH

Shkruar nga Elmas Bogdani 18 Shtator 2023

Presidenti i Turqisë Erdogan mesa duket e ka futur kryeministrin Rama në “listën e të padëshiruarve”. Këtë fakt e tregojnë vendimet e “Sulltanit”, i cili ka bërë një kthesë shumë të madhe ndaj liderit shqiptar kohët e fundit. Shembulli konkret është mbajta peng e inaugurimit të Xhamisë së “Namazgjasë”. Besimtarët myslimanë në Shqipëri janë zhvendosur vitet e fundit në sheshin Skënderbej, si hapësirën më të madhe publike ku kanë zhvilluar ritualin e faljes së Bajramit. Të premtuar për disa “Ramazan” ndër vite se falja e radhës do të ishte në xhaminë e Namazgjasë, fjalët në fund rezultojnë boshe. Premtimi iu erdhi nga vetë Erdogan, që në vizitën e 17 janarit 2022, pasi zgjodhi ditën e vdekjes së Skënderbeut, sfidoi edhe me një premtim publik se do të rivinte në Shqipëri për Bajram dhe do të inauguronte vetë xhaminë e Namazgjasë. Por siç edhe ndodhi, Erdogan nuk erdhi në Shqipëri, dhe arsyet lidhen me një konflikt të hershëm që ende nuk është sqaruar mes tij dhe institucioneve shqiptare.
Kërkesa e prerë e Erdogan
Kryeministri Rama nuk i ka çuar në “tepsi” kokat e gylenistëve. Thuhet se Erdogan është ende duke bërë presion tek qeveria shqiptare për largimin e kryetarit aktual të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu dhe emërimin në krye të KMSH të një njeriu të lidhur dhe të varur nga Ankaraja. Spahiu konsiderohet nga shteti turk si një njeri pranë fondacionit FETO (gylenist), pasi ka studiuar përmes ndihmesës me bursë nga një nga fondacionet e themeluara nga Fetullah Gylen. Armiqësia e njohur e Erdogan me rrjetin Feto është kthyer në kufirin që presidenti turk ka vendosur në miqësinë e tij me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Teksa Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama thonë se nuk i kanë asnjë borxh presidentit turk për të dorëzuar anëtarët e lëvizjes Gylen, xhamia e Namazgjasë është bllokuar. Punimet vazhdojnë por datë inaugurimi nuk ka, për më shumë se 8 vite që nga viti 2015, kur nisi edhe hedhja e themeleve. Duhet të përfundonte brenda 3 vitesh, por kanë kaluar 8 dhe xhamia ende nuk është gati. Këtë kërkesë të Erdogan e konfirmoi dhe disa muaj më parë analisti Andi Bushati. Sipas Bushatit, deklarata e Erdogan në parlamentin shqiptar 1 vit më parë ku kërkoi mbylljen e shkollave të Gylenit është shantazh, por problemi më i madh sipas tij është vasalizimi i qeverisë shqiptare përballë këtyre direktivave. “Kemi në mes të Tiranës një xhamin që rri si varrezë dhe nuk përurohet se Erdogan i vë kushte shtetit shqiptar që po nuk hoqët dikë që s’më pëlqen në KMSH nuk vij ta pres shirin e xhamisë. Fakti që ai ka vasalizuar qeverinë shqiptare është problemi i shqiptarëve”, tha Bushati.
Si po hakmerret Erdogan ndaj Ramës
Pasi Rama nuk i çoi kokat e gylenistëve, Erdogan nisi “hakmarrjen” ndaj kryeministrit Rama. Asnjë vizitë që prej asaj kohe, asnjë investim, asnjë marrëveshje. Siç edhe e shpjeguam më sipër, sinjali i parë i qartë është “Xhamia e Madhe e Namazgjasë”. Sinjali i tjetër është spitali i Fierit. Nga raportimet në media dhe denoncimet nga qytetarë disa kohë më parë, bëhet me dije se mjekët turq kanë braktisur Spitalin e Fierit pas një urdhri të Erdogan. Sinjali tjetër është bojkotimi total që i bëri Erdogan Shqipërisë në dy vizitat e fundit zyrtare në Ballkan. Vendi ynë është anashkaluar nga Ankaraja duke na hequr nga axhenda. Madje para disa muajsh u pezulluan Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) pezulloi aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”. 49 për qind të aksioneve në kompaninë e “Air Albania” zotërohen nga "Turkish Airline" dhe plotësimin e flotës me avionë e ka marrë përsipër pikërisht kjo kompani. Kohë më parë, investimin vetë Edi Rama e ka cilësuar të pamundur pa ndihmën e Erdogan. Pra Erdogan ia ka dhënë të qartë mesazhin Ramës: Nëse nuk burgos gylenistët, marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të thyhen si kurrë më parë dhe këtë lideri turk e tregoi dhe pasi fitoi zgjedhjet në maj. Ai nuk pranoi kreun e qeverisë shqiptare në ceremoninë e betimit të tij si president që u zhvillua në parlament në Ankara ku morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 shtete. Mes këtyre vendeve ishte dhe Kosova.
Më të lexuarat


“Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, shfaqje që nxit tension”/ Rama reagon nga Kroacia dhe bën thirrje: E vetmja rrugë...

Bujqësia në vendnumëro, ja si përgjigjet Rama nga Kroacia për pezullimi i fondeve nga BE për programin IPARD

Kryeministri i Kroacisë jep lajmin e mirë: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE

E pazakontë/ Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë punon si kamerier në restorantin e tij, nuk do ta besoni kush është (Emri)

I përfolur në dosjen e korrupsionit, Beqaj “dhëmbë për dhëmbë” me demokratët në Komisionin e Ligjeve

Analiza e BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Nis viti i ri akademik, Tabaku: Arsimi universitar reflekton dështimet e reformave gjysmake

Deklaratat për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës, Çollaku kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

Grupi i Laert Haxhiut plan për eliminimin e prokuroreve, Balla flet pas takimit me kreun e KLP: Qeni që leh, s’të ha

"Solidarizohem me bojkotin e studentëve", Berisha 'shuplakë' ministrisë së Arsimit: Vendimi për Mjekësinë, akt totalitar dhe shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë
