
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

“Edi Rama po mban peng vendimin e gjykatës për ‘vulën’ e PD-së”, shpërthen Berisha, sulmon ashpër kryeministrin: Nuk hyjmë me flamur tjetër në garë...

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se çështje për “vulën” e Partisë Demokratike, po mbahet peng me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një interviste në Syri TV, Berisha tha se Rama po e mban peng vendimin gjykatës, të dhënë në mars të vitit të kaluar, me qëllim dëmtimin e opozitës në zgjedhje.
Berisha shtoi se nëse “vula” vijon të mbahet peng, atëherë sipas tij populli opozitar dhe jo vetë, do të ngrihen në një revolucion që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria, për të mbrojtur pluralizmin politik në vend.
Ai tha se PD nuk do të veprojë si më 6 mars të vitit të kaluar, kur u fut në zgjedhje me logo tjetër, pasi sipas tij, kjo do të thotë dorëzim i zgjedhjeve.
“Gjykata ka vendosur më 25 mars rregullsinë dhe pajtueshmërinë me legjislacionin shqiptar të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kudo në botë ky vendim shkon në regjistrin e partive politike. Rama mban peng këtë vendim që nga marsi i vitit të kaluar. Nuk lejon kancelarin që të shënojë në regjistër vendimin. Janë gjëra anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Ky mban peng vendimin e gjykatës për të penguar forcën më të madhe opozitare për zgjedhje. Më tej Rama ka urdhëruar shpalljen palë të një tjetri që nuk ishte kurrë palë në proces. Është një akt i rëndë që nuk mund të ndodhë.
Veç nesh që ishim palë, njeri mbi tokë nuk mund të bëhet palë. Secili nga ju që ndodhet këtu, mund të hapë një proces tjetër në gjykatë, por jo të bashkangjitet palë, pa qenë palë. Ua them shqiptarëve sot se ne nuk do të shuhemi, por do të ngrihemi me gjithë forcën në një revolucion që nuk e ka parë Shqipëria ndonjëherë. Në mënyrë absolute ne nuk do të bëjmë atë që bëmë në 6 mars, që të futemi me logo tjetër në zgjedhje. Ky është dorëzimi i zgjedhjeve. Nëse ne shkojmë me flamur tjetër në zgjedhje, të paktën 10 % e njerëzve do të rrinë në shtëpi për shkak të flamurit. Ne do të bëjmë betejë për jetë a vdekje për forcën tonë politike. Nëse do të marrim apo jo pjesë në zgjedhje, e përcaktojnë shqiptarët dhe jo ne. Vendimi i gjykatës nuk po zbatohet.
Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk ndodh askund në botë që të pengohet vendimi i gjykatës. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për të dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon, pasi gjykata e ka vendosur, por kancelari nuk e zbaton sepse e urdhëron Edi Rama. Unë besoj se ky do të jetë revolucion i mbarë shqiptarëve për të mbrojtur pluralizmin. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për ekzistencën tonë në këto zgjedhje. Për të marrë pjesë. Ky urdhëron mos vendosjen e vendimit të gjykatës në regjistër”, u shpreh Berisha.
Më të lexuarat


"Mos u angazhoni me non grata", Sula hedh poshtë Berishën: Nuk jemi mbledhur rreth tij, qëllimi është një opozitë funksionale

Me 97 vota pro, Kuvendi miraton vendimin e fundit

Presidenti Begaj takohet me Guterres: Mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e bujshme: Ja pse Presidenti SHBA Biden refuzoi takimin me Albin Kurtin

Bardhi ngatërron karrigen, kërkon fjalën nga vendi i Bashës, batuta e Nikollës 'shkrin' së qeshuri deputetët e Kuvendit (Video)

Veliaj takohet me kryebashkiakun e New York: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar

“Grekët e fshehën që të mos të tregonte të vërtetën”, Spartak Ngjela trazon rrjetin me deklaratën e tij

Ndizet debati në Kuvend, Spaho-Nikollës: Lodhen shumë ata, po ju s’keni vota

Kodi i ri rrugor i rreptë me shoferët, 3 vite burg për...

Alibeaj në prezantimin e Reformës Zgjedhore: Votimi dhe numërimi elektronik jep siguri
