BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

“Edi Rama po na çon në përplasje”, anëtari i Kryesisë së PD përplaset me këshilltarin e FRPD-së në studio

“Edi Rama po na çon në përplasje”, anëtari i

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një debat me këshilltarin bashkiak të FRPD-së në parlament, Fabian Topollaj në studion e emisionit “Real Story”.Kadilli tha se është Edi Rama ai që po çon vendin në përplasje me metodat që zgjedh për të ndryshuar sistemin siç do vetë.

Topollaj tha se PD ka marrë monopolin e bën rregullat, edhe pse është jashtë parlamentit.

Fatbardh Kadilli: Parlamenti merret me votë, nuk merret trashëgimi.

Fabian Topollaj: Ka rregulla, nuk ke monopolin të bësh rregulla. Aq më tepër që ke lënë parlamentin.

Fatbardh Kadilli: Ju nuk jeni në opozitë, ju jeni me qeverinë. PD udhëheq opozitën sot në vend. Ndryshimi i sistemit për ne është sekondare. Rama e ka tek koalicionet. Po tenton të na çojë në përplasje. Bën lojëra që të na çojë në përplasje.

Fabian Topollaj: Bëni mo një listë të përbashkët dhe hyni.

Fatbardh Kadilli: Edi Ramës do ia tregojmë vendin.

Fabian Topollaj: Sic ja treguat vjet.

Fatbardh Kadilli: Të lutem bëhu serioz. Zgjedhjet bëhen me të vertëtë dhe jo me opozitë të kotë. Edi Rama po nxjerr të gjitha paratë e pista për zgjedhjet. Këtu ka nevojë për marrëveshje të madhe politike, ndryshe Rama po na con në përplasje.