
“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“Edi Rama projekt tjetër pabesie”, PD del me deklaratën e jashtëzakonshme: Vendi është në rrezik!

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Korrik 2022

Partia Demokratike ka reaguar për draftin e qeverisë që synon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore duke e quajtur një “tjetër projekt pabesie”.
“Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie.
Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin.
Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike”, tha anëtarja e Kryesisë Eleina Qirici në një deklaratë për mediat nga selia blu.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Në një raport të Kombeve të Bashkuara për vitin 2022, Shqipëria renditet e shtata në botë për origjinën, nisjen dhe transitin e kanabisit për periudhën 2016-2019.
Këtu nuk ka lajm, sepse raporti pasqyron një fakt që Partia Demokratike e thotë, e thekson, e bërtet prej kohësh.
Partia Demokratike ndjen keqardhje për murin e turpit ku e varin Shqipërinë raportet ndërkombëtare, siç është edhe ky i fundit.
Faji nuk është i raporteve, por i qeverisë në krye të vendit.
Ajo që duam të theksojmë është se, kriza nuk zgjidhet duke hapur një krizë tjetër.
Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie.
Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin.
Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike.
Nga cili pozicion e bën kritizerin Partia Demokratike?
Së pari, Shqipëria e Ramës nuk është Amerika dhe as Holanda, me institucionet e kontrollit dhe të balancës.
Pra, nuk ka siguri se, ai që shitet si legalizim për qëllime mjekësore, nuk është formalizim i trafikut të drogës.
Së dyti, përvoja rajonale, në rastin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se një sipërmarrje e tillë është një dështim.
Së treti, nga tradita e partneriteteve të qeverisë, ne dyshojmë se, me të njëjtat metoda dhe të njëjtët njerëz, nuk do kemi më shumë se koncesionin e radhës të tarafeve dhe monopolizimit.
Me këto nisma, jo transparente, Shqipëria është në rrezik.
Më të lexuarat


“Mbi 67% e popullsisë, jeton në kufirin e varfërisë”/ Ish-Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë: Në fillim të sesionit të ri parlamentar, do të ndërmarrim....

Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano sërish në terren, kritikon policët: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencë

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“Argëtohuni sot me Fake-Qeverinë, bandë hajdutësh që kujdeset për…”/ Krahu i djathtë i Ilir Metës publikon videon dhe ka një paralajmërim për ditën e nesërme

Presidenti Bajram Begaj zgjedh skuadrën e tij, zbardhen emrat e parë, nga ish-kryetari i KQZ-së tek 2 gazetaret e njohura

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Çfarë misteri fshihet pas saj? Logo e Partisë Demokratike, e njëjtë me atë të organizatës ruse që ka lidhje të ngushtë me Putinin

“Ata po i ndajnë paratë bashkë”/ PD del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ka 5 pyetje për SPAK: Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve?

“Meta ka qenë nën ndikimin e Berishës”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat dhe tregon si i mashtroi ish-Presidenti: Në historinë e famshme të Poliçanit ai ka...

“Edi Rama dështimin e shet sukses”/ Shpërthen deputeti i PD-së dhe nuk lë gjë pa thënë: Lartmadhnia dirigjent nuk pranon…
