BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Edi Rama shkarkon kreun e Hipotekës së Durrësit: Ishte halabak dhe i padenjë, njerëzit t’i drejtohen platformës për hallet e tyre

Edi Rama shkarkon kreun e Hipotekës së Durrësit: Ishte halabak

Kryeministri Edi Rama shkarkoi dje “live” drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj. Gjatë takimit të përjavshëm me qytetarë që kanë gjetur zgjidhje tek platforma e bashkëqeverisjes, Rama ndëshkoi kreun e Hipotekës së Durrësit pas denoncimeve të qytetarit. Më konkretisht, ky vendim i Ramës mori shkas nga një rast i një qytetari të Durrësit, i bërë publik në një emision investigativ dy ditë më parë. Në rastin në fjalë, Ardjan Iljazaj nuk i zgjidhte hallin qytetarit, por i kërkonte të fliste direkt me kryeministrin. Teksa dëgjoi edhe një problem të një qytetari tjetër ditën e djeshme, i cili lidhej po me Hipotekën e Durrësit, Rama shkarkoi menjëherë nga detyra drejtuesin e këtij dikasteri. Madje kreu i qeverisë nuk kurseu as sulmet ndaj tij, teksa e quajti halabak dhe njeri të padenjë. “Ndërkohë në këtë sekondë që ne flasim, me siguri ka jo pak njerëz që kanë të njëjtin hall dhe atyre u them që të bëjnë të njëjtën gjë që bëtë ju. Të drejtohen tek Platforma, sepse nëpërmjet saj, ne mund të zgjidhim hallet e tyre, por ata na ndihmojnë ne që të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë, të cilët për fat të keq nuk na mungojnë në zyrat e shërbimeve, siç ishte dhe rasti i djeshëm, i denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, i një drejtori që meriton vetëm një përcaktim “një halabak”, për të cilin është marrë menjëherë masa e shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, në raportin e përjavshëm që përkon në të njëjtën ditë me këtë event bashkëqeverisës, do të komunikojë me publikun”, tha Edi Rama dje.

Shkarkohen 12 punonjës të tjerë

Ajo që e faktoi shkarkimin e drejtuesit të Hipotekës së Durrësit ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në raportin javor për rezultatet e luftës antikorrupsion, Gjonaj u shpreh se masa ndëshkimore për Ardjan Iljazajn u mor për shkak të shkeljes së detyrës dhe të etikës. “Nisur nga denoncimi i bërë dje në mbrëmje në emisionin “Fiks Fare” për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës, Durrës, menjëherë pas publikimit është kryer verifikimi i rastit si dhe i veprimeve të të gjithë punonjësve të përfshirë në këtë çështje. Për shkelje të rënda në detyrë, përfshirë edhe shkeljen e etikës dhe komunikimit me publikun, është shkarkuar sot nga detyra: Regjistruesi i Zyrës Vendore, Durrës; Dhe dy specialistë të Sektorëve të Regjistrimit dhe Hartografisë, zona 1 dhe 2”, sqaroi Gjonaj. Ajo shtoi se përveç tre zyrtarëve të mësipërm, janë shkarkuar nga detyra edhe 12 punonjës të tjerë, të cilët ishin po ashtu pjesë e Hipotekës së Durrësit. “Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, ka qenë në fokusin e disa kontrolleve të ndryshme administrative. Ky denoncim i “Fiks Fare” përkon edhe me një inspektim të kryer po në këtë zyrë, nga Zyra Qendrore, lidhur me kontrollin e disa dosjeve të qytetarëve që trajtoheshin nga kjo zyrë. Si rezultat i këtij kontrolli, të përfunduar në datën 16 janar 2019, janë shkarkuar nga detyra: 12 punonjës, ndër të cilët 2 përgjegjës sektori dhe 10 specialistë të zyrës së hipotekës së Durrësit; Si dhe dy punonjës kanë marrë masën me paralajmërim për shkarkim”, tha Etilda Gjonaj. Në fund, ministrja e Drejtësisë paralajmëroi të gjithë punonjësit që kanë abuzuar me detyrën. “Një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar lidhur me rastin dhe me funksionimin e të gjithë zyrës së hipotekës së Durrësit. Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje dhe që kanë abuzuar me detyrën. Si dhe po marrim të gjitha masat për zëvendësimin e atyre që shkarkohen sot, me qëllim që t’u garantojmë qytetarëve ofrimin e shërbimit në kohë të shpejtë dhe sipas procedurave ligjore. Dhe nëse do të jetë e nevojshme do të rindërtojmë nga e para me staf profesional të gjithë zyrën vendore të hipotekës së Durrësit”, tha Etilda Gjonaj. 

Mimoza Ibra