Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Rama: Sistemi arsimor si piramidat mashtruese, u shitën copa letre për diploma, u diplomuan 900 të huaj pa ditur shqip

Edi Rama: Sistemi arsimor si piramidat mashtruese, u shitën copa letre për diploma, u diplomuan 900 të huaj pa ditur shqip

Postuar: 05/08/2014 - 11:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se sistemi arsimor sot është shndërruar në piramidë mashtruese. Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend, ndërsa tha se të dhënat janë befasuese, kreu i qeverisë u zotua se do të kryhet operacion rrënjësor në sistemin arsimor. “Pamja që ndoqëm nuk lë vend për asnjë kënaqësi, por ngjall vetëm trishtim dhe revoltë. Trishtim, për aq mijëra dhe mijëra familje që kanë investuar gjithë kursimet e sakrificave të tyre, për t’u dhënë fëmijëve një diplomë dhe në fakt, i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale, tërësisht mashtruese, sikundër nxjerr në pah në mënyrë therëse, kontrolli i nisur shumë muaj më parë dhe i realizuar brenda kornizës ligjore, me vullnet, profesionalizëm dhe integritetet të plotë. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për këtë situatë katastrofike në gjithë Sistemin e Arsimit të Lartë. Jemi zotuar të ndërhyjmë për një operacion rrënjësor”, tha Rama. Ai theksoi se sistemi arsimor në Shqipëri është kalbëzuar, dhe ka gjeneruar vetëm kalbëzim vit pas viti. “Përtej vetëdijes të krijuar në distancë dhe nga hulumtime shumë të pjesshme, rezultatet e këtij kontrolli, bazuar në legjislacionin në fuqi, në ligjet e hartuara dhe miratuara nga qeveria paraardhëse, janë absolutisht rrëqethëse. Një sistem i përçudnuar në formë dhe në përmbajtje, i kalbur deri në fund, që ka gjeneruar vetëm kalbëzim, vit pas viti”, u shpreh Rama. 
 
Rama: Shiten letra për diploma
 
Kryeministri Rama theksoi një pjesë e mirë e universiteteve po prodhojnë vetëm copa letre, duke i shitur si diploma, për një të ardhme imagjinare. Rama tha se Arsimi i Lartë sot është në epokën e mesjetës dhe është i destinuar të rilindë. “Diplomat e universiteteve tona, në masën e tyre më të madhe, pavarësisht publike apo private, janë kthyer si indulgjencat e mesjetës së errët. Copa letre që paguhen me para, por që nuk kanë asnjë vlerë. Përveç faktit se ekzistojnë si dokument, që vlen për një të ardhme imagjinare. Njësoj si braktisja e indulgjencave që çoi Evropën nga Mesjeta në Rilindje, ashtu edhe kjo braktisje e menjëhershme, drastike, e prerë, që ne bëjmë me diplomat pa vlerë, për dijen e vërtetë, është hapi më i sigurt për t’u larguar nga mesjeta e errët në Arsimin tonë të Lartë dhe për të hapur rrugën e Rilindjes së Universitetit në Shqipëri”, theksoi ai. 
 
900 diploma për të huajt
 
Kreu i qeverisë tha se në pak vite janë gjeneruar 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat, ku vetëm 16 mijë i ka dhënë vetëm një universitet. Ai theksoi se janë dhënë 900 diploma për të huaj, ndërkohë që nuk jepet leksion në gjuhë të huaj.“Kemi arritur që në kaq pak vite të gjenerojmë 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat. 32 mijë! Gjysmën e të cilave i ka dhënë një universitet i vetëm, 16 mijë. Kemi arritur të japim 900 diploma për të huaj, ndërkohë që s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj. Kemi arritur që të kemi pedagogë që vetëm një vit përpara rekrutimit kanë marrë diplomën në bachelor. Për shembull, në Universitetin publik të Elbasanit, 16 vetë janë punësuar si pedagogë në infermieri, me një bachelor në një universitet privat. Merreni me mend se çfarë infermierësh e infermieresh dalin nën kujdesin e këtyre 16 personave”, tha Rama. Dhe të gjitha këto sipas kryeministrit kanë ndodhur pasi qeveria “Berisha” kërkonte të blinte qetësi dhe të mos përballej me papunësinë e të rinjve. “Të gjitha këto kanë ndodhur për një arsye sa banale, aq edhe të pabesë; Që qeveria e mëparshme të blinte qetësi dhe të mos përballej me papunësinë e të rinjve. Të blinte qetësi me paratë e prindërve, duke i yshtur të gjithë të paguajnë gjithçka kanë, për të shkuar fëmijët e tyre në universitet dhe për t’i ushqyer fëmijët, me iluzionin se po bëhen inxhinierë, se po bëhen doktorë në infermieri, se po bëhen ekonomistë, juristë e kështu me radhë. Kjo qetësi është blerë pabesisht, duke futur duart në xhepat e familjeve shqiptare dhe duke bërë që dhjetëra mijëra familje ta investojnë kursimin e tyre, për të mbajtur qeverinë rehat”, deklaroi kryeministri. Joana Tafa
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 23:57

Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Elbasan ka reaguar kryetari i PD-së Aurel Bylykbashi. Bylykbashi thekson se vazhdon që ti qëndrojë besnik të gjitha fjalëve që ka thënë në deklaratën e tij.

Postuar: 25/06/2019 - 23:51

Kryeministri Edi Rama i ka surprizuar të gjithë shqiptarët me një video që ka publikuar në rrje

Postuar: 25/06/2019 - 23:44

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, duket se kompromisi është i pamun

Postuar: 25/06/2019 - 23:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një deklaratë telefonike për emisionin &ldquo

Postuar: 25/06/2019 - 23:15

Moderatorja Sonila Meço është ‘përplasur’ me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha

Postuar: 25/06/2019 - 23:02

Ditën e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” ka pasur një debat të ashpër mes Left

Postuar: 25/06/2019 - 22:55

Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së në studion "5 pyetje nga Babaramo" deklaroi se opozi