BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Edi Rama: Të rigjallërojmë parimet e Aktit Final të Helsinkit, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalë

Edi Rama: Të rigjallërojmë parimet e Aktit Final të

Duke përkujtuar 45-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit, kryeministri Edi Rama, duke folur si kryetari i radhës së OSBE-së, ka bërë thirrje për rigjallërimin e parimeve dhe angazhimeve të këtij akti, në mes të kohërave të vështira që po kalon bota. “Forcimi i mëtejshëm i OSBE-së dhe qasja e saj gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me respektimin e plotë dhe zbatimin e parimeve themelore dhe angazhimeve të përcaktuara në Aktin Final të Helsinkit”, deklaroi Edi Rama. Sipas shefit të qeverisë, Aktin Final i Helsinkit ishte instrumenti në përparimin e sigurisë njerëzore për më shumë se katër dekada në zonën e OSBE-së.

“Procesi i Helsinkit dha një kontribut të rëndësishëm për uljen e tensioneve dhe krijimin e kushteve që çuan në fund të Luftës së Ftohtë. Ai lehtësoi kalimin nga konfrontimi në bashkëpunim dhe hapi rrugën për krijimin e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, e parashikuar në Kartën e Parisit dhe e themeluar në 1995”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se mënyra e duhur për të përkujtuar Aktin Final të Helsinkit është bërja e përpjekjeve urgjente drejt realizimit të vizionit të saj për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe respektimin e angazhimeve. “Ndërsa Europa është e mërzitur nga konfliktet, puna e Organizatës sonë, si dhe vullneti i mirë i të gjitha shteteve pjesëmarrëse të saj, është e nevojshme edhe më shumë. Për të qenë kuptimplotë dhe relevantë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalët dhe horizonti ynë i zakonshëm, por objektivat tona të përbashkëta. Dekalogu i Helsinkit me 10 parimet e tij, përfshirë respektimin për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut janë po aq të rëndësishme sot sa ato ishin edhe atëherë, 45 vjet më parë”, deklaroi Rama. Sipas tij, kjo marrëveshje historike u arrit nga një grup i larmishëm vendesh që nuk kishin një qasje të përbashkët për të gjitha çështjet. Ai shtoi se pavarësisht ndarjeve të ashpra në atë kohë, vendet zhvilluan një vizion dhe patën guximin të vendosnin themelet e sistemit gjithëpërfshirës të sigurisë, që i ka shërbyer OSBE-së për gati gjysmë shekulli.

Më të lexuarat