Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Rama: Tepsia e administratës për skrap, hetim punonjësve në portin e Shëngjinit, drejtorët e spitaleve dhe burgjeve në provë

Postuar: 13/01/2018 - 11:22

Ashtu siç ishte bërë me dije, kryeministri Edi Rama dhe kabineti që ai drejton, rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme ka udhëtuar drejt qytetit të Lezhës për të zhvilluar mbledhjen e qeverisë, e para për vitin 2018. Mbledhja nisi dje rreth orës 16:00, ndërsa do të vijojë edhe me takime ditën e sotme. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi për mediat edhe vendimet që kishte marrë ekzekutivi. Kështu, Rama deklaroi se qeveria ka miratuar një projekt për rindërtimin e portit të Shëngjinit, ndërsa theksoi se ashtu si në Durrës, dhe këtu duhet një reformë e thellë. Sipas tij, porti i Shëngjinit është një nga shembujt e tepsisë, ndërsa kërkoi hetim për keqqeverisjen në administrimin që është bërë. Madje, ai theksoi se qeveria që ai drejton është e vendosur për të çuar tepsinë për skrap. “Kemi miratuar sot një projekt për portin e Shëngjinit për një rindërtim, por aty duhet një reformë e thellë e administratës, është një nga çuditë e mëdha që kemi trashëguar nga tepsia. Nëse ka një proces të hapur penal për portin e Durrësit, ku është bërë një hata e madhe dhe prokuroria të bëjë punën e vet dhe këtu rruga e ndëshkimit duhet të jetë pjesë e këtij procesi. Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe se kur jam zotuar dhe do të jetë çdo ditë edhe më e madh, vështirësia është çdo ditë edhe më e madhe. Ky proces ka dy anë, njëra reformimi i administratës dhe kjo nuk është çështje drejtorësh, por modernizimi”, deklaroi ai.

Rama: Drejtorët e rinj janë tre muaj në provë

Duke u ndalur për një moment edhe tek emërimet në administratë, kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtorët e rinj në drejtoritë e Burgjeve, të Hipotekave, apo edhe në sektorë të tjerë, do të jenë tre muaj në provë. Sipas Ramës, gjatë këtyre muajve do të shihen rezultatet që do të arrijnë dhe më pas do të vendoset. “Mos harroni se të gjitha pozicionet që ne po bëjmë ndryshime kanë kushtin e provës. Kemi drejtorë të rinj në spitale, janë tre muaj në provë. Kemi drejtorë të rinj në burgje, në hipotekë, etj; janë 3 muaj në provë. Është një sfidë. Padyshim janë gjëra që nuk mund t’i ndërrojnë sot për nesër, sa hap e mbyll sytë, dhe nuk është diçka që lidhet me emrin e partisë. Ka nivele të ndryshe të përgjegjësisë, por çështja është e thjeshtë, t’i gjejmë punës njeriun. Në harkun e këtij mandati, ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama.

Qeveria nis projektin e rilindjes rurale për 100 fshatra

Sa i takon vëmendjes së qeverisë e cila këtë mandat të dytë është fokusuar tek Rilindja Rurale, kryeministri theksoi se Fishta është ‘dallëndyshja’ e parë e projektit për 100 fshatrat që do të stimulohen në këtë mandat qeverisës. “Një tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste, pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive në rang territori, të 100 fshatrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural, për të krijuar modelin e ri të këtij zhvillimi që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para të këtij procesi të ri zhvillimi rural, që do të mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë, me zhvillimin e kapitalit social, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore e me radhë”, tha ai. Rilindja rurale me 100 fshatrat e parë ishte njëri nga vendimet që mori qeveria dje në Lezhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantohet edhe plani për agro-turizmin.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 21:03

Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarinë e tij në Facebook.
 

Postuar: 09/12/2018 - 20:44

Pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dialog studentëve ditën e sotme, ka reaguar dhe LSI.

Postuar: 09/12/2018 - 20:39

Rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedago

Postuar: 09/12/2018 - 20:11

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p

Postuar: 09/12/2018 - 19:58

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit, që kryeministri Rama iu p

Postuar: 09/12/2018 - 19:46

Pas denoncimeve të shumta në media, tanimë Partia Demokratike ka dalë hapur në krye të protestës.

Postuar: 09/12/2018 - 18:35

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p