BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

Edi Rama thërret Ilir Beqajn për ta graduar me një post të rëndësishëm pasi i dorëzoi mandatin e deputetit njeriut të Tom Doshit, ish-ministri me probleme në SPAK

Edi Rama thërret Ilir Beqajn për ta graduar me një post të

SPAK është gati ta arrestojë, por kryeministri Rama pritet ta emërojë Ilir Beqajn në një post shumë të rëndësishëm. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se Beqaj do të jetë në krye të një prej ndërmarrjeve në Shqipëri që qarkullon shumë para. Edhe pse kishte mundësinë për t’u ulur sërish në Kuvendin e Shqipërisë, Beqaj zgjodhi të refuzonte mandatin e ligjvënësit për të zëvendësuar Benet Becin në Shkodër, që la karrigen për kandiduar për bashkinë e Shkodrës. Beqaj ia dorëzoi mandatin Frrok Gjinit, një nga njerëzit e Tom Doshit, i cili ishte futur në listën vijuese të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër. Në vitin 2017, kreu i qeverisë, e largoi Beqajn si ministër Shëndetësie. Por, koncensionet e tij dhe aferat e tjera të panumërta kanë qenë objekt hetimesh, investigimesh dhe auditimesh që nga viti 2015. Për vite me radhë, Ilir Beqaj arriti të bllokonte dhe mbyllte hetimet e prokurorisë, duke i shpëtuar ndjekjes penale. Megjithatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes disa raporteve voluminoze konstatoi dhe faktoi vjedhjen e parave të shqiptarëve me koncensionet kryesore të Ilir Beqajt në shëndetësi. Nga ana tjetër, mediat, përmes dhjetëra investigimeve, kanë zbuluar fakte tronditëse nga çorba me koncensionet në shëndetësi dhe vjedhja e paskrupullt e parave publike nga Ilir Beqaj dhe një grusht klientësh, gjithë nën hijen e Edi Ramës.

Beqaj me probleme në SPAK

Lëvizja e Ramës është e çuditshme pasi Beqaj është me probleme në SPAK. Skandalet me koncesionet në shëndetësi rrezikojnë të fundosin ish-ministrin socialist. Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Që të tre këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ai është ideatori dhe zbatuesi i “Check Up”, i cili po gërryen shqiptarët dhe është akuzuar shumë herë nga opozita. SPAK ka një presion të jashtëzakonshëm nga politika për institucionet e drejtësisë për të mos u marrë me dosjen për korrupsionet në shëndetësi, ku mbi to shkruhet emri i Ilir Beqajt. Por drejtësia e re nuk do të ndalet nga asnjë presion, pasi ai u ngrit me ndihmën e SHBA dhe amerikanët vazhdojnë të investojnë shumë. SHBA dha një mesazh të koduar për Ilir Beqajn disa muaj më parë. Gjithçka e tregoi një takim, ku e parafundit që mori fjalën ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila foli për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa pas saj fjala ju kalua Beqajt ku u prezantua si drejtor i ri. Por pak pasi ai nisi fjalën ambasadorja amerikane është larguar nga salla. Gjatë gjithë fjalës së Ilir Beqajt, në pamje nuk u fokusua në asnjë moment ambasadorja e SHBA-ve dhe as karrigia e saj e boshatisur. Lëvizja e saj ishte një mesazh shumë i fortë. Beqaj madje është paraqitur për herë të parë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik të vitit të kaluar. Ai është pyetur për rreth 9 orë, pas një fletëthirrje nga prokurori Edvin Kondilli. Mbështetur në provat që mblodhën agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në muajt qershor-korrik 2022 përveç Beqajt, janë marrë në pyetje dhe ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe Vilma Nushi, si persona të lidhur shkresërisht e financiarisht në pazare me njeri-tjetrin. Hetimet u bllokuan, por me ardhjen në krye të Aldin Dumanit, dosjet e koncesionit “Check-up”, sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe të laboratorëve kanë dalë sërish nga sirtarët dhe goditjet e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë ka ngritur alarmin tek të gjithë pushtetarët e korruptuar.